Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 385-386
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
”Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është i krijuar. Nuk duhet tërhequr për të thënë se nuk është i krijuar. Të folurit e Allahut nuk është i ndarë nga Ai dhe asgjë nga Ai nuk është i krijuar.”
Të folurit e Allahut (tebareke ue te ala) është një cilësi e cila qëndron në qenien e Tij, por Ai flet kur Ai dëshiron dhe nëse Ai do.
Fjalët e imam Ahmedit:
”Të folurit e Allahut nuk është i ndarë nga Ai…”
refuzon Mutezilitë që thonë se Allahu e ka krijuar atë dhe ajo nuk qëndron në ndonjë vend. Të folurit e Allahut është një cilësi, sikurse edhe aftësia e Tij dhe dëshira që janë cilësi të përjetshme që qëndrojnë në qenien e Tij (subhanehu ue te ala). Ato janë cilësi të përsosura. Allahu flet kur Ai dëshiron sikurse Ai krijon kur të dojë;
إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئًا أَنْ يَقُولَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ
“Kur Ai dëshiron diçka, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: ”Bëhu!” Ajo menjëherë bëhet.” 36:82
Të folurit është një cilësi qenësore, por Ai flet, shpallë, krijon dhe furnizon me fjalën e Tij.
Fjalët e imam Ahmedit:
”Të folurit e Allahut nuk është i ndarë nga Ai…”
I referohet asaj se fjalimi i Tij mbahet nga esenca e Tij. Megjithatë, dëgjohet edhe Kurani edhe të folurit e Tij.
Fjalët e imam Ahmedit:
”Të folurit e Allahut nuk është i ndarë nga Ai…”
D.m.th se kjo cilësi qëndron në qenien e Tij, e cila është një refuzim i Mutezilive që thonë se Allahu e ka krijuar të folurit pa një vend që qëndron në të.