Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – Injoranti që bie në diçka të ndaluar duhet të justifikohet dhe nuk duhet të dënohet. Përveç kësaj ai është pa gjynah sepse Allahu -te ala- ka thënë:
“Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime.” 1
Allahu -te ala- ka thënë:
”E kam bërë këtë.” 2
Hadithi përmban disa dobi:
1 – Të paditurit nuk duhet t’i flitet sikurse të diturit. Ai duhet të trajtohet me butësi sepse ky beduin mendoi se atij i lejohej të urinonte në xhami sikurse jashtë.
2 – Zakonisht beduinët janë injorantë. E njëjta gjë mund të thuhet për njerëzit që ngjajnë me beduinët dhe që nuk marrin pjesë në tubimet e dijes ose nuk shoqërohen me të diturit. Tek njerëzit e tillë dominon injoranca.
3- Injoranti duhet të mësohet. Ne nuk i pranojmë gabimet e tij, duhet ta mësojmë atë. Prandaj profeti ﷺ e thirri atë, e mësoi atë dhe ja shpjegoi se xhamitë duhet të jenë të pastra, duhet përkujdesur për to dhe të mos hidhen në to papastërti.
1 2: 286.
2 Muslimi (126).