“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

23.Atëherë debati është i saktë

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 386

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”… dhe asgjë nga Ai nuk është krijuar. Unë të paralajmëroj ty që të mos debatosh me ata që shpikin në këtë çështje.”

Shikoni se si ai e thekson atë. Megjithatë, ai vetë debatonte kur ishte e nevojshme. Kur ai ishte i detyruar që të debatojë debatoi me Ibn Ebi Du’ad dhe të tjerë. Është korrekte që të debatosh në rast nevoje, kur ka nevoj dhe njerëzit duan të mësojnë dhe e duan të vërtetën.

Shpërndaje: