Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këta nuk kanë dëgjuar për profetin

Imam Muhammed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Silsilah El-Ahadith Es-Sahihah (7/1/251)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ebu Hurejra-radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk ka njeri nga ky ummet qoftë çifut apo i krishterë që dëgjon për mua, pastaj vdes pa besuar në atë me të cilin jam dërguar, veçse do të jetë prej banorëve të zjarri.”

Transmeton Muslimi (153).

Shprehja “që dëgjon për mua” i referohet realitetit të profetit ﷺ si njeri, si i dërguar dhe si profet. Ai që dëgjon për profetin ﷺ në një formë që është ndryshe nga udhëzimi i tij i vërtetë, nga drita e shpalljes dhe nga morali i tij fisnik – për shkak të asaj që sheh tek disa muslimanë injorantë apo tek disa thirrës të devijuar që ia përshkruajnë atë në mënyrë të shtrembëruar – në të vërtetë nuk mund të thuhet se ka dëgjuar për profetin ﷺ. Thirrja e tij nuk i ka arritur ashtu siç është. Prandaj këta njerëz nuk përfshihen në paralajmërimin që përmendet në hadith.

 

Shpërndaje: