Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Biografia e Abdul-Uehabit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=QVu9Winm7nw

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Hamdi i përket Zotit të botëve i Cili e dërgoi të dërguarin me udhëzim dhe me fe të saktë që të mbisundojë mbi të gjitha fetë edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammed.

Ai që tha:

“Në të vërtetë, Allahu i dërgon këtij umeti, në çdo shekull dikë që ua përtërinë fenë e tyre.”

Dhe vërtetë Allahu ka bërë që të mbesin dijetarë në çdo etapë kohore të cilët thërrasin në librin e Allahut dhe ua sqarojnë njerëzve çështjet dhe i thërrasin në udhëzim ata të cilët kanë devijuar dhe përhapin të mirën dhe kjo e vërteton deklaratën e Allahut:

“Me të vërtetë Ne e kemi shpallur Kuranin dhe sigurisht se Ne do ta ruajmë atë.”15:9

 Dhe thënien e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

”Do të jetë gjithmonë një grup në umetin tim në të vërtetën të ndihmuar, i cili nuk dëmtohet nga ata që ua kthejnë shpinën, e as nga ata që i kundërshtojnë deri sa të vjen urdhri i Allahut tabarak ue te ala.”

Dhe në mesin e këtyre imamëve ripërtëritës është shejkhu dhe imami dhe dijetari i madh, shejkh-ul-Islam Muhammed ibn Abdul-Uehab (Allahu e mëshiroftë).

Vërtetë ai morri iniciativën për të ripërtërirë këtë fe në këtë vend dhe kjo ripërtëritje e tij u zgjerua edhe jashtë këtij vendi sepse çdo dijeje të dobishme, çdo mësuesi të sinqertë, Allahu i bën që të kenë një ndikim të lavdërueshëm në umet sado që t’i luftojnë armiqtë sepse me të vërtetë, dielli nuk mund të mbulohet në mesin e ditës!

Pa marrë parasysh se çfarë thonë apo çfarë veprojnë kundër këtij imami dhe kundër thirrjes së tij, vërtet Allahu është Ai i Cili e ndihmon fenë e Tij dhe e bën të dominoj e vërteta mbi të pavërtetën edhe nëse urryesit e urrejnë këtë. Ky është ligji Allahut (azze ue xhel), që Ai i sprovon robërit e Tij me thirrësa të devijimit të cilët ngritën kundër të vërtetës dhe pasuesve të së vërtetës. Ndërsa e vërteta në fund i përket pasuesve të saj dhe dënimi është për pasuesit e së kotës.

Të dërguarit (alejhimu salatu ue selamu) kishin armiq, të cilët largonin njerëzit nga thirrja e tyre. Sikurse ka thënë Allahu (xhela ue ala):

”Kështu, Ne secilit profet ia bëmë ndonjë armik prej muxhriminëve (kufarëve, kriminelëve, mëkatarëve) por mjafton që Zoti të jetë Udhërrëfyes dhe Ndihmës yti.” 25:31

Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:

Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhinëve të cilët e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim. Por, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin kështu, prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre.” 6:112

“Dhe (nxisin) që zemrat e atyre që nuk besojnë botën e ardhshme
të anojnë (tek ato fjalë mashtruese) dhe që të kënaqen e ngarkohen
me atë që janë duke u ngarkuar
.” 6:113

”(Thuaj) A pos Allahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)! Kur Ai është, që ua zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që iu dhamë librin e dinë se ai (Kurani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bëj prej atyre që dyshojnë. 6:114

Pra ky është ligji i Allahut me krijesat e Tij, që sa herë që një thirrës drejt të vërtetës shfaqet, atëherë thirrësit e devijimit gjithmonë qëndrojnë kundër tij. Por e vërteta ecë rrugës së saj dhe qëndron në të dhe gjurmët dhe lajmet e thirrësave të devijimit zhduken.

”Por vërshimi mbart shkumën që del në sipërfaqe, si dhe nga ai (ari) të cilin ata (njerëzit) e nxehin në zjarr me qëllim që të bëjnë zbukurime ose enë, (del) po një shkumë e ngjashme.” 13:17

Ky imam është shejkh Muhammed ibn Abdul-Uehab ibn Ali ibn Sulejman et-Temimi (nga fisi Benu Temim).

Ai lindi në tokat e Nexhdit në vitin 1115 hixhri, (1704).

Ai u rrit në një mjedis të dijes, në mesin e baballarëve të tij, xhaxhallarëve dhe shumë dijetarëve që ishin prezent në kohën e tij, të cilët ishin të shumtë, kështu mësoi dije prej tyre, mësoi prej tyre lëndët fetare. Megjithatë, ai nuk u mjaftua me këtë kështu që ai udhëtoi për në tokat e Hixhazit. Ai udhëtoi për në Meke dhe takoi dijetarët aty (mori dije) dhe udhëtoi në Medine dhe takoi dijetarët aty dhe përfitoi prej tyre, pastaj u kthye nga haxhi dhe udhëtoi për në el-Ahsa ku kishte dijetarë të katër medhhebeve, dijetarë Hanefi, Shafei, Maliki dhe Hanbeli. Kështu që e mësoi fikhun prej tyre. Ai mori shumë libra që i bëri kopje me dorë nga koleksioni i tyre i madh. Pastaj udhëtoi për në Irak dhe u takua me dijetarët e Irakut dhe morri dije prej tyre në fikh, në gjuhën arabe dhe në lëndë tjera ai mori diturinë e hadithit prej dijetarëve të hadithit sidomos nga shejkh Muhammed Hajat es-Sindi el-Medenij kështu ai morri dije në këto vende dhe në vende të tjera ai takoi çdo dijetarë nga i cili mund të merrte dije këtu dhe atje dhe nuk u mjaftua me të qëndruarit në një vend por ai udhëtoi për të kërkuar dije në shumë prej këtyre vendeve pastaj vendosi të udhëtoj në Sham, ku ishin dijetarët e medhhebit Hanbeli ai planifikoi të udhëtojë për në Sham por kjo nuk ju mundësua atij për shkak të vështirësive dhe rreziqeve, gjatë udhëtimit ai gati vdiq gjatë rrugës.

Pastaj u kthye në vendin e tij pasi që kishe fituar dituri të madhe në fikh, teuhid, tefsir, hadith dhe në gjuhën arabe dhe kështu duhet të jetë personi i cili dëshiron të thërret për tek Allahu. Ai duhet të kërkojë dije së pari.

Allahu (te ala) ka thënë:

“Dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përpos Allahut. Kërko falje për mëkatet tua dhe të besimtarëve.” 47:19

Allahu së pari filloi ajetin me dijen, para fjalëve dhe veprave.

Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:

“Thuaj: “Kjo është rruga ime: ju ftoj drejt Allahut me dituri të plotë.”

Do të thotë me dije.

“…unë dhe çdokush që më pason mua.” 12:108

Thotë Allahu (subhanehu ue te ala):

”Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me kundërshtarët në mënyrën më të mirë.” 16:125

Këto janë gjëra që nuk i zotëron askush pos dijetarit. Të thirrurit me urtësi dhe këshilla të bukura dhe të argumentuarit në mënyrën më të mirë, këtë nuk e zotëron askush pos dijetarit me dije të thellë dhe ai (rahimehullah) mundi të arrit këtë, ai u pajis me dije, së pari mori dije nga burime të ndryshme dhe nga çdo dijetarë që mund të arrinte dhe nuk u mjaftua me pak dije, në të vërtetë ai nuk u mjaftua që vetëm të memorizojë dijen në gjoksin e tij. Në vend të kësaj ai mblodhi shumë libra të dobishme të cilat i bëri kopje me lapsin e tij. Ai mblodhi shumë libra të dobishme dhe i mbante me vete kështu duhet të jetë një dijetarë apo ai që dëshiron të thërret për tek Allahu. Ai duhet së pari të armatoset me dije dhe të përgatitet së pari.

Pastaj ai u kthye dhe gjeti se babai i tij ishte zhvendosur nga Ujejneh për në Hurejmile ky ishte caktuar gjykatës. Kështu që shkoi tek ai dhe filloi të thërrasë për tek Allahu në atë vend dhe filloi të mbajë ligjërata sepse gjatë udhëtimeve të tij në vendet e ndryshme pa se sa injorantë njerëzit ishin rreth teuhidit dhe sa mangësi kishin në besimin e tyre, dhe dukuritë e shirkut që shfaqeshin tek ta, dhe adhurimin që ua bënin të tjerëve pos Allahut (te ala).

Ai nuk ishte në gjendje të qëndronte i heshtur ndryshe nga ata dijetarë të tjerë që ishin të pranishëm në kohën e tij, të cilët kishin qëndruan të heshtur dhe kishte shumë dijetarë në Nexhd të cilit ishin të ditur megjithatë ata nuk e përmbushën këtë obligim, ata qëndruan të heshtur në lidhje me gjendjen në të cilin ishin njerëzit. Në fakt, disa përkrahnin njerëzit në veprimet e tyre. Por ai, (Allahu e mëshiroftë) nuk ishte i kënaqur me këtë gjendje dhe ai nuk ishte i kënaqur që të qëndronte i heshtur, dhe të linte umetin në devijim, shirk, injorancë dhe në adhurimin e të tjerëve pos Allahut.

Prandaj filloi të thërret për tek Allahu duke dhënë ligjërata, duke shkruar libra dhe duke këshilluar në xhami, dhe në ndeja të ndryshme. Kur njerëzit e këqij në Hurejmile e panë këtë dijetar dhe qëndrimin e tij dhe se ai i qortonte për veprimet e tyre ata dëshiruan ta vrasin dhe planifikuan për këtë por Allahu e mbrojti prej tyre dhe u ai u kthye në vendin e tij në Ujejneh, e ftoi princin e Ujejnes që ta ndihmonte atë princi iu përgjigj ftesës dhe e ndihmoi, dhe ai u bë përkrahës i tij, pastaj shejkhu (Allahu e mëshiroftë) haptazi proklamoi thirrjen e tij dhe paralajmëroi haptazi kundër shirkut që ishte i pranishëm. Në fakt ai shkatërroi kupolën që ishte ndërtuar mbi varrin e Zejd ibn el-Khatabit (radijAllahu anhu) i cili gjendej në Ujejneh në vendin ku kishte ndodhur beteja e Jemames në mes muslimanëve dhe Musejlemeh gënjeshtarit dhe pasuesve të tij renegatë. Zejdi (radijAllahu anhu) ra shehid në këtë vend dhe e varrosën aty, dhe kështu idhujtarët e ngritën varrin e tij siç është zakoni i tyre, ndërtuan mbi të dhe filluan të bëjnë tafav rreth tij dhe t’i luten atij karshi Allahut.

Kur shejkhu (Allahu e mëshiroftë) gjeti dikë që e do atë dhe e ndihmon (që ishte princi) ai shkatërroi këto ndërtime shirku. Ai e shkatërroi kupolën me dorën e tij. Pastaj vendosi ndëshkimet (Islame) legjislative mbi ata që e meritonin. Një grua erdhi tek ai dhe pranoi se kishte bërë zina, ajo në mënyrë të përsëritur pranoi se kishte bërë zina dhe kërkoi që të zbatohej dënimi me gurëzim mbi të kështu që ai e gurëzoi atë, duke pasuar shembullin e profetit (salAllahu alejhi ue selem). Kur lajmi për këtë e arriti princin e el-Ahsa se çfarë kishte vepruar shejkhu. Ky lajm i arriti princit të el-Ahsa i cili kishte ndikim mbi princërit e tjerë të Nexhdit dhe ai e kishte zakon tu dhuroj dhurata atyre dhe t’i furnizonte me pasuri, kur ky lajm i arriti atij, ai i tha princit të Ujejnes ose do ta dëbosh këtë fetar, e quante atë fetar, ose do ta dëbosh këtë fetar ose do t’i ndalë furnizimet.

Princi nuk mundi të përballojë këtë. Ai e lajmëroi shejkhun dhe i tregoi se çfarë i kishte thënë princi i el-Ahsa. Shejkhu (Allahu e mëshiroftë) u përpoq që ta qetësoj princin dhe i tregoi atij se furnizimi është në dorën e Allahut (subhanehu ue te ala) dhe kushdo që kryen një mision të tillë, Allahu do ta ndihmojë atë person dhe do t’ia zëvendësojë pasurinë e humbur me më shumë pasuri. Megjithatë, princi për shkak se ishte i dobët nuk mundi të përballojë por u ndikua nga kërcënimi i princit të el-Ahsa dhe e urdhëroi shejkhun që të braktiste Ujejnen duke iu bindur të keqes së tiranit të el-Ahsa.

Kështu që shejkhu e braktisi vendin në kohën e kajlules (pak para drekës), një kohë me shumë vapë, duke ecur në këmbë, ai kishte me vete vetëm një flladitëse dore të cilën ai e përdorte kur ishte shumë vapë e madhe dhe e përdorte për t’i bërë hije kokës së tij, pastaj ai (Allahu e mëshiroftë) shkoi për në ed-Dir’ijjeh duke ecur dhe qëndroi tek nxënësi i tij shejkh ibn Suuejlim i cili ishte prej nxënësve të tij më të mëdhenj, ky nxënës u ndi i ngushtuar me shejkhun dhe u frikësua nga ndëshkimi. Por ishte gruaja e princit të ed-Dir’ijjeh të cilës besimi dhe teuhidi i hynë në zemrën e saj, ajo e deshi këtë shejkh dhe ia prezantoi burrit saj Muhammed ibn Sa’udit dhe ajo e inkurajoi atë që ta ndihmojë dhe ta mbështes shejkhun, dhe tha se ai ishte një mirësi për ta, një mirësi të cilën Allahu ia kishte dhuruar atyre dhe ajo e nxiti atë dhe i tha atij që të shpejtoj për të marrë iniciativën për të ndihmuar këtë imam dhe thirrës, ajo këmbënguli në këtë.

Princi tha: “Le të vijë tek unë.”

Ajo tha: “Jo! Nëse ti e thërret atë, njerëzit do të thonë se ti e thirre atë për ta ndëshkuar. Por shko ti tek ai!”

Kështu që mbreti shkoi tek shtëpia e ibn Suuejlimit ku shejkhu qëndronte dhe ai e gjeti pronarin e shtëpisë të frikësuar, jo për vete po për shejkhun. Princi hyri e përshëndeti shejkhun i dha selam dhe e pyeti për gjendjen e tij dhe se çfarë dëshironte. Shejkhu ia shpjegoi çështjen dhe i tha se kjo është thirrja për në teuhid, thirrja e të dërguarve (salAllahu alejhim ue selem) dhe ata që e bartin atë, Allahu (azze ue xhel) do t’i ndihmojë, do t’i mbështes dhe do t’i forcojë. Këto fjalë të mira hynë në zemrën e princit dhe ai u bind. Ai dha besatimin se do ta ndihmonte shejkhun, ai ia dha besatimin se do ta ndihmoj shejkhun dhe të luftojë në xhihad me të, kështu që edhe shejkhu ia dha besatimin dhe u bë besatim mes shejkhut dhe princit, dhe që nga fillimi i këtij besatimi filloi shfaqja e davetit dhe ai u përhap në tokat e ed-Dir’ijjehs si dhe në vendet e tjera, atëherë zemërimi i të tërbuarve u bë shumë i ashpër dhe ata bënë sulme kundër tij me kalorësi dhe këmbësori megjithatë ai (Allahu e mëshiroftë) qëndroi i qetë dhe nuk u përgjigj, dhe ishte i qëndrueshëm.

Ai filloi të mësojë kërkuesit e dijes dhe shkruante letra, libra dhe ua dërgonte atyre, dhe i shkruante princërve dhe i thërriste tek Allahu.

Ai jepte fetva në lidhje me çështjet që i parashtroheshin. Dhe u printe njerëzve në namazet farze, në namazin e xhumasë dhe namazet e bajramit. Kështu, ai u bë një referencë dije për muslimanët. Pastaj, kur armiqtë zbuluan se misioni i shejkhut po bëhej i dukshëm dhe po përhapej filluan të bëjnë komplotet dhe planet e tyre.

“Ata (kufarët) duan ta shuajnë dritën e Allahut (me të cilën është dërguar Muhammedi – Islamin) me gojën e tyre, por Allahu nuk do ta lejojë këtë, përkundrazi drita e Tij do të përsoset edhe pse kufarët e urrejnë (këtë).9:32

Pastaj shejkhu (Allahu e mëshiroftë) dha urdhër për të luftuar kështu që ushtritë u përgatiten për të luftuar ata që pengojnë njerëzit nga feja e Allahut, që refuzuan të vërtetën dhe këmbëngulën në shirk dhe në të kotën. Kështu flamuri i xhihadit në rrugën e Allahut u ngritë. Ai thërriste në të mirë dhe ndalonte nga e keqja, dhe të gjykuarit me sheriat u themelua në vend të zakoneve të më hershme dhe zakoneve të fiseve, gjykimi me sheriat të pastër u themelua në këtë vend. Drita e davetit arriti përtej ed-Dir’ijjes dhe xhihadi në rrugën e Allahut u ngrit, i cili bëhej kundër atyre që pengonin nga rruga e Allahut dhe refuzonin pranimin e së vërtetës, ndërsa ata që besuan Allahun dhe e pranuan thirrjen dhe nuk i vënin pengesa asaj qëndruan në nderin dhe dinjitetin e tyre dhe Allahu i ngriti ata në nder dhe pozitë. Ndërsa ata që largonin nga rruga e drejtë e Allahut, Allahu u dha fitore pasuesve të vërtetës mbi ta, daveti u përhap dhe pushteti i familjes së Sa’udit u përhap në tokat përreth, në vend se të ishte princ i një fshati, Ibn Sa’ud u bë princ mbi të gjitha vendet e Nexhdit. Në fakt pushteti i Ibn Sa’udit, të gjykuarit me teuhid dhe sheriat u zgjerua deri në Hixhaz, Jemen dhe në Sham dhe përfshiu gjithashtu shumicën e gadishullit arabik, autoriteti i familjes Sa’ud u përhap në shumë vende në gadishullin arabik.

Teuhidi u përhap dhe besimi i pastër u shfaq, njerëzit përfituan nga drita, besimet e kota u zhdukën dhe Allahu i rehatoi nga tagutët që u prinin njerëzve, duke marrë nga pasuria e tyre në emër të dijes ose udhëheqjes, dhe duke dominuar njerëzit me besëtytni, dhe ata që hanë pasuritë e njerëzve me gënjeshtra dhe u prinin njerëzve në mëkate dhe padrejtësi e gjithë kjo u zhduk, elhamdulilah këto ishin gjurmët e këtij daveti të bekuar. Shejkhu nuk dëshironte asnjë shpërblim për këtë përveç shpërblimit të Allahut (te ala), ai nuk dëshiroi që ta lavdëronin njerëzit apo që ta bënin lider të tyre, as nuk dëshiroi të mbledhë pasuri përkundrazi ai dhuronte nga pasuria e tij. Ai e kishte zakon të huazonte para dhe t’i dhuronte ato në rrugën e Allahut dhe i shpenzonte në studentët e dijes. Secili që vinte për të marrë dije tek ai, ai shpenzonte në ta në mënyrën që ishte e lehtë për të dhe nëse nuk kishte mundësi e kishte zakon të huazonte, dhe ai vdiq (Allahu e mëshiroftë) ndërsa ishte i varfër. Megjithatë, ai kishte me vete shpërblimin dhe kompensimin për thirrjen e tij ai kishte përhapur dijen dhe thirrja ishte përhapur, dhe feja e Allahut (azze ue  xhel) mbizotëroi sikurse ka thënë Allahu (subhanehu ue te ala):

”Allahu është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë dhe fe të vërtetë, për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë edhe pse e urrejnë këtë kufarët.” 9:33

Kjo është një përmbledhje e thirrjes së shejkhut. Ja ku janë librat dhe punimet e shkruara të cilat thonë atë që kemi përmendur. Këtu janë librat, letrat dhe veprat e autorëve në të cilat ai ka shkruar dëshmitë, argumentet dhe dëshmitë e tij nga dituria e tij e gjerë dhe nga shpalosja e së kotës dhe dyshimeve ai i ka shkruar ato sikurse e lexoni librin Kitab-ut-Teuhid në kapitujt e tij madhështorë të cilat janë të mbështetura me ajetet Kuranore, thëniet profetike dhe thënie të njerëzve të dijes. këtë mund ta gjeni në librin e tij Kefsh-esh-Shubahat. Dyshimet e tyre që e kundërshtuan thirrjen e tij dhe dyshimet që njerëzit thirrën me to. Ai iu përgjigj këtyre dyshimeve, i zbuloi ato, i zhvleftësoi dhe dëshmoi se janë të rreme, në këtë broshurë ai i refuzoi ata që e kundërshtonin atë dhe qartësoi të kotën e dyshimeve të tyre në shumë shkrime. Këto mund t’i gjeni në librat e shejkhut ed-Durer es-Sanijjeh dhe në tjera libra pos saj. Ju mund t’i gjeni këto të shkruara dhe të ruajtura, hamdi i takon Allahut! Kështu pra, e vërteta mbetet e vërteta sikurse Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

“Ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, mbetet në tokë.” 13:17

Librat e tij, librat e studentëve të tij dhe pasuesve e tij kanë mbetur, janë ruajtur dhe kanë mbetur dhe hamdi i takon Allahut, dhe të gjitha dyshimet e dyshuesve janë zhdukur. Librat e tyre janë fshirë dhe kanë humbur gjurmët e tyre dhe nuk kanë mbetur, ato nuk shihen më dhe çfarëdo që mbetet prej tyre ajo pranohet vetëm nga pasuesit e së kotës, ndërsa e vërteta është e qartë dhe hamdi i takon Allahut. Ata e kundërshtuan shejkhun me dyshime por kjo nuk është diçka e çuditshme sepse njerëzit gjithashtu i kundërshtuan të dërguarit (alejhime selatu ue selam), ata i kundërshtuan të dërguarit sikurse ka thënë Allahu (xhela ue ala):

”Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhinëve të cilët e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim. Por, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin kështu, prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre.” 6:112

Ata nuk përdorën fjalë të rëndomta, përkundrazi ata përdorën fjalë të zbukuruara për të mashtruar njerëzit që nuk kishin dije, ata u mashtruan nga këto fjalë të zbukuruara, të stolisura, të mbështjella me shkëlqim. Megjithatë ishin gënjeshtra dhe pa marrë parasysh se sa shumë e pavërteta vishet dhe zbukurohet për tu dukur e bukur, ajo është ende e pavërtetë. Nuk ka dobi prej saj!

“Fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim.” 6:112

Në mënyrë të fshehtë; të sprovojë njerëzit! Kështu i ka ndodhur shejhut (Allahu e mëshiroftë). Ai kishte për shëmbëlltyre të dërguarit, imamët dhe të mirët që jetuan para tij. Çfarë thanë njerëzit në lidhje me imam Ahmedin? Çfarë thanë në lidhje me katër imamët? Në fakt çfarë thanë në lidhje me sahabët dhe tebiinët pas të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem)? Çfarë thanë në lidhje me shejkh-ul-Islam Ibnu Tehjmijen dhe Ibnul-Kajimin? Dhe për dijetarët e tjerë të drejtë? Çfarë thanë ata? Kjo nuk është diçka e veçantë vetëm për shejkh Muhammed ibn Abdil-Uehabin. Ky është ligji i Allahut me krijesat në tokë, që Ai i sprovon robërit e Tij. Ai i sprovon ata me fjalime të tilla nga njerëz të tillë të cilët thërrasin në devijim duke kundërshtuar ata që thërrasin në të vërtetën dhe sikur të mos kishte vetëm se njerëz që thërrasin në të vërtetën atëherë njerëzve nuk do t’u ndodhnin gabime por ekzistojnë edhe thirrësat për në devijim sikurse ka thënë Allahu (subhanehu ue te ala):

”Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr.” 28:41

Dhe Allahu (subhanehu ue te ala) tha:

“Ata ju ftojnë për në zjarr, e Allahu me mëshirën e vet ju fton për në xhenet dhe në falje.” 2:221

Dhe Allahu tha në lidhje me shejtanin:

”Me të vërtetë ai e fton grupin e tij që të bëhen prej banorëve të zjarrit flakërues.” 35:6

Shejtani dhe pasusit e tij i thërrasin njerëzit për në zjarrin e xhehenemit

Ata nuk thonë: “Ejani në zjarr!” por thonë: “Ejani në të vërtetën! E vërteta është me ne.”

“Ne kemi dije dhe kemi dëshmi.”

Ata ua falsifikojnë të vërtetën njerëzve dhe njerëzit e thjeshtë, injorantë mashtrohen nga gjëra të tilla duke menduar se kjo është e vërteta, kur ajo në fakt është një mirazh:

”Si mirazh në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë, e kur t’i afrohet atij, nuk gjen asgjë.” 24:39

Dhe profeti (salAllahu alejhi ue selem) na lajmëroi se sprovat do të jenë të shumta dhe se do të ketë thirrësa të cilët qëndrojnë tek dyert e xhehenemit kush u përgjigjet ata e hedhin në të.

Sahabët i thanë “Na i përshkruaj ata, o i dërguari i Allahut!”

Ai tha: “Ata janë nga ne dhe do të flasin me gjuhën tonë.”

Kjo është tërësisht sprovë se ata janë nga mesi ynë dhe nga pasardhësit tanë, nga vendi ynë dhe ata flasin me të njëjtën gjuhë dhe fjalë si ne dhe ata thërrasin për në xhehenem, thërrasin në devijim.

Kjo është diçka që e kanë parë të gjithë dhe e kanë dëgjuar të gjithë tani, ju vetë dëgjoni thirrjen për në devijim, mu tani në media dhe në kanale satelitore, ju i gjeni thirrësat për në devijim dhe promovimin e adhuruesve të varreve dhe besëtytnive të tjera, dhe promovimin e shirkut bërë kundër Allahut në emër të teuhidit!

Ata nuk thonë: “Ky veprim është shirk!” Ata thonë: “Kjo është fe! Ky është sunnet!” Për të fshehur të vërtetën nga njerëzit

“Frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim. Por, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin kështu, prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre.6:112

Prej dyshimeve të tyre me të cilat e kundërshtojnë thirrjen e shejkhut, ata thonë se erdhi me një medhheb të pestë, janë katër medhhebe në sunnet, sikurse ju e dini, medhhebi Hanefi, medhhebi Maliki, medhhebi Shafei dhe medhhebi Hanbeli. Ata thonë: Abdul-Uehabi erdhi me një medhheb të pestë, jashtë katër medhhebeve ata e quajnë medhhebi Vehabi.

Përgjigja ndaj kësaj është e lehtë. Të gjithë e dinë, po ashtu edhe ti e di se shejkhu nuk erdhi me ndonjë medhheb të ri por në fikh ishte pasues i medhhebit të imam Ahmed bin Hanbelit, megjithatë, nëse ai e gjente mendimin e saktë me argument atëherë ai e pasonte atë edhe nëse e gjente atë diku tjetër përveç medhhebit të imam Ahmedit, sepse ai nuk ishte fanatik ndaj asnjë personi. Përkundrazi ai kishte fanatizëm vetëm ndaj së vërtetës edhe pse ai ishte Hanbeli. Nëse argumenti ishte me ndonjë medhheb tjetër pos të imam Ahmedit ai e pasonte atë sepse imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) urdhëroi këtë, ai urdhëroi që të pasosh argumentin e jo të marrësh mendimin e tij apo të dikujt tjetër (pa dëshmi). Ai (Allahu e mëshiroftë) tha: “Unë habitem me ata që e dinë se hadithi (nga profeti) është autentik dhe prapëseprapë pasojnë mendimin e Sufjanit.”

Kush ishte Sufjani? Ai ishte Sufjan eth-Thauri (Allahu e mëshiroftë), një imam fisnik,

 “…prapëseprapë vazhdojnë të pasojnë mendimin e Sufjanit.” Që do të thotë se ata i braktisin argumentet dhe ata shkojnë tek mendimi i dijetarit.

Allahu (te ala) thotë:

“Le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e të dërguarit se ata do t’i zë ndonjë fitne, ose do t’i godasë dënimi i dhimbshëm.” 24:6

A e dini se çka është fitne? Fitne është shirku sepse ndoshta në qoftë se dikush kundërshton fjalët e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) atëherë një devijim do të hyjë në zemrën e tij dhe ajo do të shkatërrohet, kjo është ajo që imam Ahmedi tha. Shejkhu, imami, Abdul-Uehabi ishte në medhhebin e imam Ahmedit që ishte imam i Ehl-is-Sunnetit por ai nuk ishte fanatik ndaj medhhebit të imam Ahmedit përkundrazi nëse gjente argumentin diku tjetër e merrte mendimin që ishte i bazuar në argument dhe kjo gjendet në fetvat e tij, në librat e tij, kjo është e ditur dhe e pranishme, është e shkruar. Kjo ishte lidhur me fikhun, ndërsa në lidhje me besimin (akiden), ai kishte besimin e Selefu-us-Salih, prej sahabëve, tebiinëve dhe pasuesve të tyre dhe katër imamëve.

Prandaj ai nuk kishte medhheb të tij. Përkundrazi ai ishte Hanbeli selefi.

Hanbeli në medhheb dhe selefi në besim. Ai nuk tha asgjë pos asaj që thanë imamët para tij dhe ai dha fevta vetëm duke u bazuar në argumente të qarta dhe kjo ishte metodologjia e të gjithë imamëve (Allahu i mëshiroftë). Imami nuk erdhi me ndonjë medhheb të veçantë.

Ku është ai medhheb siç pretendojnë ata?

Medhhebi i Imam Ebu Hanifes është i shkruar dhe i pranishëm. Medhhebi i Imam Malikut është i shkruar dhe i pranishëm. Medhhebi i Imam Shafeiut është i shkruar dhe i pranishëm. Medhhebi i Imam Ahmedit është i shkruar dhe i pranishëm. Ku është medhhebi i ibn Abdul-Uehabit?

A e ka një medhheb që është i shkruar? Jo kurrë sepse ai ishte në medhhebin e imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë), i bazuar në parime. Sidoqoftë ai pasonte dëshmitë pa marrë parasysh se tek kush ishin argumentet. Pa marrë parasysh se a ishte tek Maliku, Ebu Hanife, esh-Shafei ose tek dikush tjetër sikurse Sufjan eth-Theuri apo Ibn-ul-Mubarak, apo tek el-Euzai apo tek ndonjë tjetër imam. Ai do të pasonte argumentin. Kjo është rruga e dijetarëve që janë muhakikin (verifikues), prandaj pohimi i tyre se ibn Abdul-Uehabi erdhi me një medhheb të pestë është dëshmuar të jetë i rremë poashtu edhe pohimi i tyre se është një medhheb Vehabi.

Ne themi: “Ju keni gënjyer, sepse nuk ka medhheb Vehabi, as në lidhje me fikhun e as lidhur me besimin.

Nëse flisni të vërtetën atëherë sillne dhe na tregoni medhhebin e ibn Abdul-Uehabit, na e sillni dhe na tregoni atë! Na argumentoni, dëshmoni se ka diçka pos katër medhhebeve, sikurse medhhebi i pestë. Kjo qartë tregon gënjeshtrën e tyre, hamdi i takon Allahut. Dhe këtu janë librat e shejkh-ul-Islam Muhammed ibn Abdul-Uehabit që theksojnë qartazi se ai ishte Hanbeli dhe se pason argumentet, dhe se ai është në metodologjinë e selefëve në besim, në lidhje me teuhidin Rububijeh dhe teuhidin Uluhijeh dhe në teuhidin el-Esma ues-Sifat, dhe se ai beson në Allahun, në melekët e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në ditën e fundit dhe në Kaderin, të mirën dhe të keqen në të, dhe ai ka shkruar një broshurë në lidhje me këtë ku ai shkroi besimin e tij, në një broshurë që ua dërgojë banorëve të el-Kasim, kur ata e pyetën në lidhje me besimin e tij dhe kjo gjendet në përpilimin e librit ed-Durar es-Sanijjeh dhe gjendet në punimet e shejkhut të cilat janë botuar veçmas, kjo broshurë është e pranishme, dhe ka vetëm dy faqe, por është rezyme dhe përmbledh shkurtimisht besimin e shejkut në të cilin ai thirri.

Kur familja el-Sa’ud hyri në Hixhaz në kohën e imam Sa’ud ibn Muhammed ibn Sa’udit, kur ata hyrën në Hixhaz, shejkhu, imami Abdullah ibn Muhammed ibn Abdul-Uehab që ishte biri i shejkhut, shkroi thirrjen e tyre dhe medhhebin që pasonin në një copë letre e cila gjendet në ed-Durar es-Sanijjeh e cila vërteton besimin dhe fikhun të cilin ata pasonin në lidhje me dhënien e fetvave dhe qëndrimin e tyre ndaj imamëve dhe të dijetarëve, se ata i respektojnë dijetarët dhe se merrnin mendimet e tyre nëse ato ishin në përputhje me argumentet. Këtë e gjeni në broshurën që shejkh Abdullah ibn Muhammed e shkroi kur hapi vendet e Hixhazit dhe ajo është e botuar si vetmas ashtu është edhe koleksionin në ed-Durar es-Sanijjeh. Shikoni ato në mënyrë që t’i dini këto çështje dhe që shejkhu, studentët e tij, bijtë e tij dhe ata pas tyre nuk ishin një medhheb i ndryshëm, ai është medhhebi i imamëve si në besim ashtu edhe në fikh. Ai nuk erdhi me një medhheb të veçantë. Ky ishte dyshimi i parë.

Dyshimi i dytë, është se thonë se shejkhu bëri tekfir (i shpalli kufarë) mbi muslimanët.

Ne themi: “Ku janë muslimanët të cilët shejkhu i shpalli kufarë?”

Na sqaroni neve. Nëse keni për qëllim se shejkhu shpalli kufarë adhuruesit e varreve, këta njerëz janë shpallur kufarë nga Allahu dhe i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe dijetarët e muslimanëve i kanë shpallur ata kufarë me konsensus sepse dikush që i lutet, e adhuron ose i kërkon ndihmë dikujt tjetër pos Allahut dhe kërkon mbrojtje prej tyrbeve dhe varreve ose adhuron me gjëra të shpikura dhe besëtytni dhe e braktis sunnetin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem), shejkhu (Allahu e mëshiroftë) nuk ishte i vetëm në të shpallurit ata kufarë edhe dijetarët musliman i kanë shpallur ata kufarë me konsensus.

Ai që i lutet dikujt tjetër pos Allahut, ose ther kurban për dikë tjetër pos Allahut, ose betohet në dike tjetër pos Allahut, ose kërkon ndihmë nga të vdekurit dhe bën tavafe rreth varreve të tyre dhe kërkon ndihmë prej tyre, një person i tillë është idhujtar sipas shejkhut dhe sipas imamëve të tjerë kështu që shejkhu (Allahu e mëshiroftë) nuk i shpalli ata kufarë me pa të drejtë, ai nuk shpalli ndonjë musliman të vërtetë të jetë kafir, dikë që thotë “La ilahe ilAllah” dhe e ka për qëllim këtë, dhe e adhuron Allahun dhe nuk adhuron dikë karshi Tij, ai nuk shpalli një musliman të jetë kafir, hamdi i takon Allahut, kështu që pohimi i tyre se shejkhu shpalli muslimanët të jenë kufarë është vërtetuar të jetë i rremë.

Ne themi: “Jo! Ai vetëm i shpalli idhujtarët të jenë kufarë.” Librat e tij janë të pranishme, refuzimet e tij janë të njohura dhe fjalët e tij janë të shkruara, ai nuk shpalli kafir askë pos atyre që Allahu në Kuran i shpalli kufarë ose që i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) i shpalli kufarë ose që dijetarët e tjerë i shpallën kufarë me konsensus dhe ata janë adhurues të varreve që kanë ndërtuar mbi varre dhe i adhurojnë ato, adhurojnë tjerë pos Allahut e cila është ekuivalent me idhujtarët e Mekës

“E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë? Dhe atë të tretin (Menatin të cilin e adhuroni)?” 53:19-20

është ekuivalent me adhurimin që idhujtarët e bënin në kohën e injorancës (kohën para Islame).

Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

“Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: ”Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!”. Thuaj: “A po e informoni Allahun me diçka që Ai nuk e di se ç’ka në qiej dhe në tokë?” E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!” 10:18

Allahu e quajti këtë shirk dhe e pastroi vetën nga kjo dhe e ngriti mbi këtë.

Dhe ata thonë:

“Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu.”

Kështu janë adhuruesit e varreve. Ata thonë:

“Ne vetëm duam ndërmjetësimin e tyre dhe kështu ata ndërmjetësojnë për ne.”

“Në i therim kurban atyre, kërkojmë ndihmë prej tyre dhe ne e dimë se ata nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë por ne vetëm duam që ata të ndërmjetësojnë për ne.”

Kjo është ajo që idhujtarët më parë thoshin. Është e njëjta gjë!

Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:

“Medoemos se adhurim i sinqertë është vetëm ai që veprohet për Allahun. Dhe ata që zgjedhin për mbrojtës e ndihmues të tjerë në vend të Tij (thonë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër përveçse që të na afrojnë sa më afër Allahut. Ska dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është gënjeshtar, mohues.” 39:3

Allahu i quajti ata gënjeshtarë dhe kufarë!

Dhe ata thonë:

“Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu.” 39:3

Shikoni! Ata vetë pohuan se i adhurojnë ata! A është musliman ai që adhuron të tjerë pos Allahut? Ata kundërshtonin duke thënë: “Ne i adhurojmë ata!” Secili që adhuron dikë tjetër pos Allahut është kafir! Dhe kjo është ajo që ka thënë shejkhu dhe imamët e tjerë të Islamit. Kështu që ai kurrë nuk shpalli ndonjë musliman të jetë kafir, hamdi i takon Allahut. Ai shpalli vetëm idhujtarët të jenë kufarë, ata që adhurojnë të tjerët pos Allahut, therin kurban, betohen dhe u bëjnë tavaf tjerëve pos Allahut (Azze ue Xhel) dhe ata kërkojnë ndihmë nga të vdekurit këta janë njerëzit të cilët shejkhu i shpalli kufarë dhe ai nuk ishte i vetmi që e bëri këtë (Allahu e mëshiroftë).

Ai thirri vetëm në atë që thirri i dërguari (salAllahu alejhi ue selem), që ishte thirrja për në teuhid dhe ndalimi i shirkut.

Allahu (xhela ue ala) thotë:

”Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send.” 4:36

 ”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Meje, pra më adhuroni!” 21:25

Kjo është ajo në të cilën shejkhu thirri: Të adhurohet vetëm Allahu dhe ndaloi që të adhurohen të tjerë pos Tij dhe ky është kuptimi i fjalës “La ilahe ila Allah”, kuptimi i tij është mohim dhe pohim, mohimin e shirkut dhe pohimin e teuhidit.

A nuk është ky kuptimi i “La ilahe ila Allah”? Kjo është thirrja e shejkhut. Ai ndaloi idhujtarinë dhe urdhëroi teuhidin. A është kjo të shpallësh muslimanët të jenë kufarë? Kjo është të shpallësh kufarët të jenë kufarë, ata që adhurojnë të tjerë pos Allahut (azze ue xhel) dhe këta njerëz mund të gjenden, veprat e tyre mund të gjenden tek tyrbet dhe tek varret. Shikoni gabimin e tyre. Ata tani janë në atë që ishin në kohën e injorancës, në kohën e Ebu Lehebit dhe Ebu Xhehlit. Ata janë në atë që ishin njerëzit në kohën e injorancës! Ata adhurojnë dhe i luten të tjerëve pos Allahut (azze ue xhel). Tamam sikurse të ishin në kohën e injorancës! Në të vërtetë më keq se sa të ishin në kohën e injorancës! Subhan Allah! Ata thonë ju po na shpallni neve kufarë ndërsa adhurojnë të tjerë pos Allahut. A është ai që i lutet dikujt tjetër pos Allahut kafir apo musliman? Të gjithë do të thonë ai është kafir, ai është idhujtarë.

Ndërsa këta njerëz thonë: Jo! “Ne duam të mbetemi në atë që jemi dhe ti mos na thuaj asgjë dhe kushdo që thotë diçka atëherë ai i ka shpallur muslimanët të jenë kufarë.”

Pra shejkhu (Allahu e mëshiroftë) nuk ishte i vetëm në këtë, përkundrazi kjo është thirrja e profetëve dhe të imamëve pas tyre. Ai nuk thirri në diçka tjetër pos thirrjes së të dërguarve dhe ajo është thirrja në teuhid dhe ndalimi i shirkut. Prej dyshimeve të tyre është se ata thonë: Shejkhu vrau muslimanë Kjo është një degë e çështjeve të mëparshme.

Thonë se ai vrau muslimanët dhe lejoi t’u merret pasuria dhe gjaku i tyre.

Ne themi: Jo. Kurrë! Kjo është një degë e çështjeve të mëparshme, nëse idhujtari refuzon të braktisë idhujtarinë dhe largon nga rruga e drejtë e Allahut, a nuk është e drejtë që të vritet (nga autoriteti muslimanë)?

Sigurisht, që duhet të vritet!

“Luftoni kundër atyre të cilët nuk besojnë Allahun, as ditën e fundit, që nuk heqin dorë nga ajo që ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij, kundër atyre nga popujt e librave të parë (jehudi e nasara) që nuk pranojnë fenë e së vërtetës (Islamin), derisa ata ta paguajnë xhizjen me vullnet dhe përulje dhe ta ndjejnë veten të nënshtruar.9:29

“Dhe jehuditë thonë: “Uzejri është biri i Allahut,” dhe nasarat thonë: “Mesihu është biri i Allahut.” Kjo është thënie prej gojës së tyre dhe veprojnë njësoj si kufarët e kohëve të mëparshme. Mallkimi i Allahut qoftë mbi ta! Si janë mbajtur me gënjeshtra larg së vërtetës.” 9:30

”Ata i konsideruan ”ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, ”ruhbanët” (murgjit e nasarave) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes të adhuruar pos Allahut. Ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër pos për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I Lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.” 9:31

Dhe Allahu (xhela ue ala) tha:

“E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, dhe dilni në pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet Allahu fal është Mëshirues.” 9:5

Dhe një ajet tjetër:

“Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë i keni vëllezër në fe.” 9:11

Allahu na ka urdhëruar që t’i luftojmë idhujtarët nëse jemi në gjendje dhe kemi fuqi ta bëjmë këtë. Që të ngritët fjala e Allahut dhe të mposhtet idhujtaria. Allahu (xhela ue ala) ka urdhëruar luftimin e idhujtarëve. Shejkh Muhammed Ibn Abdul-Uehabi luftoi vetëm idhujtarët, ata të cilët Allahu urdhëroi që të luftohen po ashtu ai nuk i luftoi ata fillimisht, ata e luftuan atë së pari, ata janë të cilët e penguan dhe larguan njerëzit nga thirrja e tij, ata janë ata që qëndronin në rrugën e tij dhe i largonin njerëzit larg thirrjes së tij dhe i penguan ata që ta pranonin thirrjen e tij. A do t’i linte të qetë ata shejkhu? Ndërsa ata bëjnë që njerëzit dhe vendet të humbasin? Ndërsa ai kishte mundësi për këtë? Ky është obligim që e urdhëroi Allahu:

“Luftoni idhujtarët!”

I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Luftoni idhujtarët. Luftoni në rrugën e Allahut.”

“Luftoni ata që mohojnë Allahun.”

Allahu (azze ue xhel) ka urdhëruar të luftohen kufarët dhe idhujtarët sepse ata adhurojnë tjerë pos Allahut (azze ue xhel) dhe feja është vetëm për Allahun (azze ue xhel) kudo që të jetë feja për dikë tjetër pos Allahun, është obligim luftimi i tyre nëse ata nuk e pranojnë nëse ata nuk pranojnë dhe nuk kthehen në të vërtetën atëherë është obligim luftimi i tyre dhe nëse kjo braktiset atëherë Islami nuk do të mbizotërojë. Islami vetëm përhapet dhe mbizotëron duke ftuar njerëzit në fe dhe me xhihad duke thirrur tek Allahu dhe duke bërë xhihad në rrugën e Allahut. Kjo është arsyeja pse Allahu dërgoi të dërguarit. Shejkhu (Allahu e mëshiroftë) kurrë nuk e sulmoi dikë së pari. Ai kurrë nuk vrau një musliman dhe hamdi i takon Allahut. Ai mbyti vetëm idhujtarët të cilët i larguan njerëzit nga pranimi i së vërtetës, shkruanin libra, thërrisnin në adhurimin e varreve dhe i thërrisnin njerëzit të mbeteshin në shirk. Këta janë ata të cilët është obligim që të luftohen në çdo kohë dhe në çdo vend. Këta janë ata që të dërguarit, imamët, kalifët dhe pushtetarët e muslimanëve në epoka të ndryshme i luftuan. Shejkhu nuk ishte i vetëm në luftimin e këtyre njerëzve të cilët këmbëngulën në idhujtari dhe mbetën në mosbesim dhe dëshiruan të mbrojnë besimin e idhujtarëve dhe që ta përhapin atë në vende.

Ku janë muslimanët të cilët shejkhu i vrau? A e mbyti shejkhu dikë që adhuroi Allahun dhe nuk i bëri shirk Atij? Kurrë! A luftoi shejkhu kundër atyre që adhuronin vetëm Allahun, e falnin namazin, e jepnin zekatit dhe mbaheshin fort për fenë? Asnjëherë. Kurrë, kurrë! Në të vërtetë ai i ndihmoi ata, i ndihmoi ata që t’i përmbahen fesë, ndërsa ata që kundërshtuan dhe praktikuan idhujtarinë, prandaj shejkhu nuk ishte i vetmi që i luftoi ata. Çdo pushtetar musliman që ka mundësi që t’i luftojë idhujtarët, është obligim për të që të përmbushë urdhrat e Allahut (subhanehu ue te ala). E vërteta është e qartë dhe hamdi i përket Allahut. Allahu cakton për fenë e Tij atë njeri që dëshiron ta ndihmojë

“Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” 47:38

“O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai i do dhe ata e duan Atë, një popull që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi.”

Kjo (cilësi e atij populli) është mirësi e Allahut”

“Kjo është dashamirësia e Allahut të cilën Ai e lëshon mbi ata që Ai do. Dhe Allahu është i Gjithëmjaftueshëm për të përmbushur nevojat e krijesave të Tij, i Gjithëditur.” 5:54

Kjo është ajo në të cilën shejkhu thërriti dhe këto janë disa nga dyshimet më të mëdha që janë sajuar në lidhje me thirrjen e tij. Shejkhu vetë (Allahu e mëshiroftë) i refuzoi ato dhe studentët e tij i refuzuan ato, dhe shumë njerëz nga shtete të ndryshme Islame i refuzuan ato dhe refuzimet janë të pranishme, të botuara dhe të shpërndara dhe hamdi i përket Allahut. Ti duhet t’i kërkosh ato, t’i marrësh ato dhe ti lexosh ato.

Dhe ky është ligji i Allahut me krijesat e Tij, se Ai cakton ndihmësit dhe mbështetësit e së vërtetës pa marrë parasysh se sa e kota ka fituar peshë dhe shkumëzon. Allahu cakton për këtë fe ata që do ta ndihmojnë atë dhe që ja sjellin fitoren, sikurse profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:

”Do të jetë gjithmonë një grup në umetin tim që janë të ndihmuar në të vërtetën dhe i cili nuk dëmtohet nga ata që ua kthejnë shpinë e as nga ata që e kundërshtojnë deri sa të vjen urdhri i Allahut tabarak ue te ala.”

E sfidojë secilin që thotë se shejkh Muhammed ibn Abdul-Uehabi erdhi me një medhheb të ri. E sfidojë që të na tregoj dhe ta sqaroj këtë medhheb.

Unë e sfidojë secilin që thotë se shejkhu e shpalli dikë kafir. Unë e sfidojë secilin që thotë se shejkhu e vrau madje edhe vetëm një musliman. Unë e sfidojë secilin që thotë se shejkhu vrau muslimanë.

Unë e sfidojë secilin që thotë se shejkhu shpalli muslimanët të jenë kufarë. Unë e sfidojë secilin që thotë se shejkhu madje e shpalli vetëm një musliman të jetë kafir. Ai shpalli vetëm adhuruesit e varreve dhe idhujtarët të jenë kufarë dhe ata janë ata që Kurani, sunneti dhe konsensusi i dijetarëve i shpallën kufarë. E tëra është se shejkhu veproi, duroi në këtë dhe shpresoi në shpërblimin, ndërsa tjerë dijetarë heshtën dhe preferuan të jenë në rehati.

Është e mundur të thuhet: “Se kishte dijetarë të tjerë në kohën e shejkhut. Pse ai është i veçantë në këtë çështje?”

Ne themi: “Kjo është mirësia e Allahut, Ai ia dhuron kujt të do.”

Po kishte dijetarë në vendet e Nexhdit, por ata nuk e kryen këtë çështje. Në vend të kësaj ata preferuan rehatin, i dhanë rendësi vetëm librave të fikhut dhe nuk i dhanë rëndësi besimit dhe çështjeve të teuhidit. Allahu i privoi ata nga kjo. Allahu ia dhuroi mirësinë e Tij shejkhut dhe e bëri të qëndrueshëm, është e mundur se ata nuk kishin durim dhe guxim. Unë nuk po them se ata e donin të kotën, por po them se është e mundur se ata nuk kishin durim dhe guxim apo ata humbën shpresën dhe thanë se nuk ka dobi, nuk kemi fuqi.

Allahu i tha fuqi shejkhut (Allahu e mëshiroftë) në besimin e tij, në dijen e tij, në argumentet e tij, mundësin për të përballuar vështirësitë dhe të ketë durim, ai e përmbushi këtë mision dhe meritat e tij në këto vende dhe në vendet muslimane nuk mund të mohohen, ai do të ketë të njëjtin shpërblim sikurse të këtyre që e pasojnë deri në ditën e ringjalljes sikurse profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:

“Ai që thërret në një udhëzim do të ketë të njëjtin shpërblim sikurse ata që e pasojnë pa iu mangësuar shpërblimi asnjërit prej tyre.”

“Dhe ai që thërret në një devijim do të merre mëkatet e atyre që e pasuan atë pa iu mangësuar asnjërit prej tyre.”

Dhe mirësia e Tij, Allahu Ai ia dhuron kujt të do me anë të mirësisë dhe bujarisë së Tij, i caktohet këtij umeti në çdo brez dikush i cili është i përqendrueshëm në të dhe të thërret në të sikurse tha profeti (salAllahu alejhi ue selem):

”Do të jetë gjithmonë një grup në umetin tim që janë të ndihmuar në të vërtetën.”

Allahu (Te ala) ka thënë:

”Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.” 32:24

Dhe Allahu e di më së miri dhe selamet dhe salavatat qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë sahabët.

Shpërndaje: