Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (6/1/307-309)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2648 – Abu Madineh ed-Darimi ka thënë:
“Kur dy nga sahabët e profetit ﷺ takoheshin, ata nuk ndaheshin para se ti lexonin njëri-tjetrit:
وَالْعَصْرِ إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ
”Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.”1
Pas kësaj ata i jepnin selam njëri-tjetrit.”
Transmetuar nga et-Tabarani në “el-Eusat” (2/11/2/5256): Muhammed bin Hisham el-Mustamli na tregoi: Ubejdullah bin Aishah na tregoi: Hammad bin Selemeh na tregoi, nga Thabit el-Bunani, nga Ebu Medine që ishte sahabi. Et-Tabarani ka thënë:
“Vetëm ky zinxhir i transmetimit transmetohet nga Ebu Medine. Ibn-ul-Medini ka thënë: “Ebu Madine quhej Abdullah bin Hafs.”
Zinxhiri i transmetimit është autentik.
Hadith përfshin dy mësime:
1 – Dhënia e selamit gjatë ndarjes. Ka argument konkret për të këtë, profeti ﷺ ka thënë:
“Kur ndonjëri prej jush të vijë në një ndjejë, ai duhet të jep selam. Në qoftë se ai dëshiron të ulet, ai e bën atë. Nëse ai duhet të ngritet dhe të shkojë, ai duhet të jep selam. Selami i parë nuk ka më shumë përparësi se sa i dyti.”
2 – Sahabët e kishin si zakon që të lexonin suren “el-Asr”. Ne e konsiderojmë shumë të pamundshme që ata të shpikin nga vetja një adhurimin për t’iu afruar Allahut. Adhurimi i tyre ishte i bazuar vetëm në fjalët të dërguarit të Allahut ﷺ, praktikën apo miratimin e tij. Dhe si të mos të jetë kështu që kur Allahu (tebark ue te ala) i lavdëroi ata me lavdërimin më të mirë kur ai tha:
وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
“Sa u përket besimtarëve të parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Atyre u ka përgatitur xhenete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.”2
Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) dhe Hasan el-Basr tha:
“Ai që dëshiron të pasojë dikë duhet të pasojë ata që kanë vdekur. Sepse ti nuk mund të jesh i sigurt se të gjallët nuk do të bien në sprova. Sahabët e Muhammedit ﷺ ishin njerëzit më të mirë të umetit. Zemrat e tyre ishin më të devotshmet, dituria e tyre ishte më e thellë dhe ishin ata që më së paku që stërngarkoheshin me gjëra. Allahu i zgjodhi ata që ta shoqërojnë të dërguarin e Tij ﷺ për të përmbushur fenë e Tij. Njiheni vlerën e tyre, ecni në gjurmët e tyre dhe pasoni karakteret e tyre aq sa të mundeni. Ata sigurisht ishin në rrugë të drejtë.” 3
1 103:1-2
2 9:100
3 Xhami Bejan-il-Ilm ue Fadlih, fq. 419, dhe Mishkat-ul-Masabih (193).