Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah Alush-Shejkh
Burimi: http://af.org.sa/en/node/4270
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A duhet të paguhet zekatul-fitr për fëmijën që nuk agjëroi dhe për fetusin në stomakun e nënës?
Përgjigje: Në lidhje me fëmijën, Ibn Umeri tha:
”I dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi burrat dhe gratë muslimanë, të rinj dhe pleq, të lirë dhe skllevër të paguajnë zekatul-fitrin në sasinë e një sa’a hurma ose një sa’ elb dhe se kjo duhet të paguhet para se të nisen njerëzit për në namazin e bajramit.” 1
Prandaj është e detyrueshme të paguhet për fëmijën sepse kjo i përket të drejtave të muslimanëve.
Sa i përket fetusit në stomakun e nënës, Uthman bin Affani rekomandoi që të paguhet për të.
1 Bukhari (1503) dhe Muslimi (984).