Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pesë periudhat e pritjes në rast divorci

Imam Husejn bin Mesud el-Bagavij (v. 516)

Burimi: Ma’alim-ut-Tenzil (1/204)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Periudha e pritjes është si vijon:

1 – Nëse gruaja është shtatzënë, periudha e saj e pritjes mbaron me lindjen, pavarësisht nëse ndarja është për shkak të divorcit apo vdekjes së bashkëshortit. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ

”Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.”1

2 – Në qoftë se ajo nuk është shtatzënë, merret parasysh nëse divorci varet prej vdekjes së burrit të saj. Në këtë rast, periudha e saj e pritjes është katër muaj e dhjetë ditë, pavarësisht nëse ata banonin së bashku apo jo, dhe pavarësisht nëse asaj i vjen cikli i saj mujor apo jo.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا

 “Dhe ata prej jush të cilët vdesin dhe lënë bashkëshorte pas, ato duhet të presin (për martesë tjetër) katër muaj e dhjetë ditë.”2

3 – Nëse ndarja është për shkak të divorcit gjatë jetës së tyre dhe para se të zhvendosen në jetesë së bashku, ajo nuk i nënshtrohet periudhës së pritjes sepse Allahu (te ala) ka thënë:

وَإِن طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ وَقَدْ فَرَضْتُمْ لَهُنَّ فَرِيضَةً فَنِصْفُ مَا فَرَضْتُمْ

 “Dhe në qoftë se i ndani ato para se t’i keni prekur (për të bërë marrëdhënie me to) dhe ua keni përcaktuar dhuratën e martesës, atëherë u jepni gjysmën e saj.”3

4 – Nëse divorci ndodh pasi që ata të jenë zhvendosur së bashku dhe gruaja është aq e re apo aq e moshuar sa që asaj nuk i vjen cikli i saj mujor, periudha e saj e pritjes është tre muaj.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَاللَّائِي يَئِسْنَ مِنَ الْمَحِيضِ مِن نِّسَائِكُمْ إِنِ ارْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَاثَةُ أَشْهُرٍ وَاللَّائِي لَمْ يَحِضْنَ

“Dhe ato nga gratë tuaja që kanë kaluar moshën e të përmuajshmeve, për to El-Iddah (koha e përcaktuar e pritjes), në qoftë se ju dyshoni (për ciklin e tyre), është tre muaj, e kështu edhe për ato që ende nuk kanë cikël (janë akoma të papjekura), afati i tyre është po kështu tre muaj.”4 

5 – Nëse gruas i vjen cikli i saj mujor periudha e saj e pritjes zgjat tre periudha mujore.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلاَثَةَ قُرُوءٍ

 “Ndërsa gratë e ndara duhet të presin (për t’u rimartuar) për tri periudha të tyre (të menstruacioneve).”5


1 65:4

2 2:234

3 2:237

4 65:4

5 2:228

Shpërndaje: