Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=HYajobqNMZQ&t=1s/
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Teuhidi është gjëja më e madhe tek njeriu. Për shkak të kësaj, siç përmendëm më parë, muslimani e do atë. Muslimani e studion atë. Muslimani e realizon atë. Ai i thërret në të dhe paralajmëron nga ajo që e anulon ose shkakton që ai të mangësohet. Ai thërret në të duke qenë i durueshëm në të. Dhe frytet e tij janë se zemra e tij të lidhet për Allahun (subhanehu ue te ala)!
Nëse muslimani e kupton këtë rëndësi, ai patjetër do ta ketë këtë në zemrën e tij.
Nëse ai e di këtë rëndësi, e mëson, e realizon atë dhe e vendos në zemrën e tij, betohem në Allahun ai do ta donte Teuhidin.
Teuhid do të jetë tek ai si gjaku që rrjedh në trupin e tij.
Nëse ai do të ishte copëtuar ose do të digjej nuk do t’i bënte shirk Allahut!
Zemra e tij gjithmonë do të jetë në Teuhid, edhe nëse është i penguar me forcë.
Ai mund të shprehte një fjalë ndryshe nga Teuhidi, sepse ai detyrohej me forcë.
Megjithatë, zemra e tij është e qetë me Imanin, një person i Teuhidit!
Dhe kështu duhet të jemi, o vëllezër.
O vëllezër, testoni zemrat tuaja me këto gjëra.
A e doni Teuhidin (duke e veçuar Allahun në adhurim)?
Sa herë që mësoni rreth Teuhidit a e hap ai gjoksin tuaj dhe ju sjell gëzim?
Apo po i shtrëngon gjokset tuaja? Allahu na ruajt nga kjo!
Zemra e gjallë e besimtarit e do Teuhidin.
Për shkak të kësaj, shejtani dëshiron të largojë njerëzit nga Teuhidi.
Ai i shkon disa njerëzve dhe i thotë: Tani kombet e tjera na kanë tejkaluar!”
Ata kanë shpikur raketa dhe janë ngjitur në hënë.
Ata e kanë shpikur këtë dhe atë, dhe jeni të preokupuar me Teuhidin?!”
Pasha Allahun, sikur të mos ishim në Teuhid, nuk do të kishte ndonjë të mirë nga ne!
Sikur të shpiknim nga shpikjet e shumta, dhe në qoftë se ne do të bëheshim kombi më i fortë, dhe ishim si pjesa tjetër e kombeve, edhe pse ata janë kafshë të liga.
Sikur të realizojmë Teuhidin, atëherë do të ishim më të fortët me Allahun.
Betohem në Allahun! Sikurse umeti të realizonte Teuhidin dhe të praktikohej Sunneti, të gjitha kombet do të na frikësoheshin!
Forca e umetit nuk vjen përmes ilahive!
Forca e umetit nuk vjen duke e lënë fenë tonë për punët e dunjasë.
Përkundrazi, forca e umetit është duke realizuar Teuhidin dhe duke iu përmbajtur Sunnetit.
Betohem në Allahun, nëse armiqtë tanë do ta shihnin se jemi në Teuhid dhe në Sunnet, duke u rreshtuar në radhët e namazit të sabahut, ndërsa ne ishim në Teuhid dhe Sunnet, armiqtë tanë do të tmerroheshin!
Në dritën e kësaj, ne përgatitemi aq sa mundemi nga forca.
Shejtanët prej njerëzve dhe xhinëve nuk duan që umeti të forcohet.
Për shkak të kësaj, ata nuk duan që Teuhidi të manifestohet dhe ata nuk duan që umeti të ketë dashuri për të.
Prandaj, unë po them se muslimanët ti testojnë zemrat me këto gjëra.
A do ai që të mësojë rreth Teuhidit?
Pra, kur hatibi e mbanë hutben e tij në lidhje me Teuhidin, ai thotë: ”elhamdulillah”.
”Sot kemi dëgjuar diçka të jashtëzakonshme nga Shejkhu ynë”.
”Ai na mësoi Teuhidin.”
Kjo është një zemër që është e gjallë!
Apo ai thotë: ”Ky Shejkh të gjithë që ai di është Teuhidi”.
Kjo është një shenjë e zemrës së keqe.
A kemi relizuar Teuhidin në mënyrë që veprat tona të përputhen me Teuhidin janë më të shijshme se uji i ftohtë kur kemi etje?
Dhe më mirë se mbledhja e gjithë pasurisë, apo jo?
A jemi të kujdesshëm dhe të frikësuar nga shirku?
A i kërkojmë Allahut që të na largojë nga shirku, apo jo?
A thërrasim në Teuhid, veçanërisht nëse lind nevoja, kur shohim politeistët dhe gabime nga dikush që ia atribuon veten Islamit, por ia kushton zemrën e tij tjerëve përveç Allahut, një Shejkhu, një varri, apo jo?
A durojmë në këtë apo kur njerëzit thjesht thonë, ”Vehabi!” Ne frikësohemi!
Besimtari që njeh detyrën ndaj Allahut, është i durueshëm në thirrjen për në Teuhid edhe nëse mbetet vetëm një person.
Edhe nëse vetëm një person mbetet në të gjithë fshatin, dhe pjesa tjetër e njerëzve e kanë braktisur atë dhe e distancuan veten nga ai.
Kjo është për shkak se ai i thërret në Teuhid, ai vazhdon të thërrasë në Teuhid dhe e realizon Teuhidin!
Nëse ai ua mëson njerëzve Teuhidin, vetëm dhjetë persona shfaqen.
Nëse ai tregon tregime, pesëdhjetë mijë persona shfaqen!
Besimtari ua mëson Teuhidin edhe nëse vetëm një person shfaqet.
Ai është durimtar dhe kënaqet që po ua mëson Teuhidin.
Betohem në Allahun, o vëllezër, këtë e kemi marrë nga mësuesit tanë.
Shejkhu ynë Abdul-Aziz el-Shibl (rahimehullah), ai ishte nga ata që kishin frikë Allahun dhe nga njerëzit më të devotshëm.
Dhe nuk e lavdërojmë askënd tek Allahu.
Por ne e dinim që ai ishte një njeri me fe, adhurim dhe një person me një zemër të butë.
Shejkhu jepte mësime në shkollën e mesme.
Sa herë që ai do t’i përmendte sahabët, ai fillonte të qante (rahimehullah).
Ai ishte një njeri i Teuhidit dhe kishte mësuar përmendësh Librin e Allahut.
Dhe ai vdiq këtu në këtë xhami (në xhamin e profetit). Shejkhu ynë, ai jepte mësim aty.
Betohem në Allahun, o vëllezër, e pashë atë me sytë e mi, duke dhënë mësim dhe aty nuk kishte asnjë nxënës!
Ai ishte ulur në vendin e tij të mësimdhënies, dhe nuk ishte askush ulur aty!
Megjithatë, Shejkhu vazhdoi të jepte mësim, duke ua mësuar Teuhidin derisa ai të përfundonte.
Ai e falte namazin e jacisë pas imamit dhe pastaj e përfundonte mësimin (rahimehullah).
Kështu i pamë disa nga mësuesit tanë!
Disa nga nxënësit e Shejkh Ibn Uthejminit (rahimehullah) më treguan mua, se në fillim të mësimeve së Shejkhut, ai jepte mësim dhe nuk i shkonte askush në mësim.
Kështu që ai i tha muezinit të xhamisë që të ulet me të dhe ai e mësonte atë.
Kjo është për shkak se ai do të jepte mësim për hir të Allahut, jo për të pasur pasues.
Disa nga njerëzit, Allahu na ruajt, shejtani qeshë me ta.
Ai thotë: ”Nëse ua mëson Teuhidin njerëzve, askush nuk do të marrë pjesë.”
”Sidoqoftë, nëse ua mëson fikhun, sidomos nëse i mësoni një tekst të medhhebit Maliki nëse jeni Maliki ose një tekst të medhhebit Hanefi nëse jeni Hanafi ose një tekst të medhhebit Shafei nëse jeni Shafei ose një tekst të medhhebit Hanbeli nëse jeni Hanbeli, shumë njerëz do të marrin pjesë!”
E gjithë kjo është dituri! Mësojua atyre fikhun!
Pa dyshim fikhu është i mirë dhe është dituri.
Megjithatë, personi nuk braktis mësimdhënien në lëndën e Teuhidit, për shkak se pak njerëz prezantojnë aty.
Dhe këto janë frytet e të kuptuarit të rëndësisë së Teuhidit.