Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 391
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
”Duhet besuar në peshorën në ditën e gjykimit.” Hadith thotë:
”Në ditën e gjykimit robi do të peshohet dhe ai nuk do të peshojë as sa krahu i një mushkonjës.” 1
Veprimet e robërve gjithashtu do të peshohen, e cila është përmendur në hadith. Kjo duhet të besohet dhe të konfirmohet. Ai që e refuzon këtë duhet të injorohet dhe nuk duhet debatuar me të.”
Shpjegimi
Një njeri shumë i trashë do të sillet në ditën e gjykimit. Tek Allahu, ai nuk do të peshojnë as sa krahu i një mushkonjës. Kjo dëshmon se njerëzit do të peshohen. Është konfirmuar si Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) u ngjit në një Salvadora percisa2 në mënyrë që sahabët mundën të shohin kërcinjtë e tij të hollë. Ata u habitën nga ato pas së cilës profeti ﷺ tha:
”A po habiteni nga kërcinjtë e tij të hollë? Megjithatë, ato do të peshojnë më rënd në peshore sesa mali Uhud.” 3
Kjo dëshmon se personi do të peshohet. Lidhur me veprimet, kështu që nuk ka asnjë mosmarrëveshje se ato gjithashtu do të peshohen.
Mutezilitë, Xhehmitë dhe njerëz të tjerë të devijuar e mohojnë peshoren materiale. Ata e mohojnë peshimin e drejtë. Kështu thonë Mutezilitë, Xhehmitë dhe njerëz të tjerë të devijuar. Ata vërtetë e mohojnë peshorën.
1 Bukhari (4729) dhe Muslimi (2785).
2 Shih: http://en.wikipedia.org/wiki/Salvadora_persica
3 Ahmedi (3991). Ahmed Shakir ka thënë: Zinxhiri i tij i transmetimit është autentik, Albani e përmend atë në ”Es-Silsilah” (2750) dhe (3192).