Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

27.Lutjet dhe namazi për të rënë shi

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

124 – Xhabir bin Abdilahi (radijAllahu anhuma) tha:

“Një herë prej herësh, një grua erdhi tek profeti e cila kërkonte nga ai që të lutej për të rënë shi. Në atë rast, profeti tha:

اَللَّهُمَّ اسْقِناَ غَيْثاً ، مَرِيئاً ، مَرِيعاً ، ناَفِعاً ، غَيْرَ ضاَرٍّ ، عاَجِلاً ، غَيْرَ آجِلٍ

“O Allahu ynë, na lësho shi të begattë, freskues, të dobishëm e jo të dëmshëm, të menjëhershëm e jo të vonuar.”

Transmeton Ebu Daudi dhe Hakimi i cili tha:

“Zinxhiri i transmetimit është autentik sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit.

Ai u mbështet nga Dhehebi, e cila është e vërtetë. Neueui gjithashtu e vërtetoi atë. Shih “Sahih Sunen Ebi Daudd nr. 1060″.

125 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

“U ankuan njerëzit tek i dërguari i Allahut për mungesë të shiut. Në atë rast, kërkoi që t’i përgatisnin një minber që do ta vënin në musala (vend-falje jashtë nga xhamia (v.p.)) dhe u kërkoi njerëzve që të tuboheshin në atë vend në një ditë të caktuar. Me të dalë drita e diellit (të asaj dite), i dërguari i Allahut doli në musala dhe hipi në minber. Pasi që e madhëroi Allahun dhe e falënderoi Atë, tha:

إنكم شكوتم جدب دياركم ، و استئخار المطر عن إبان زمانه عنكم ، و قد أمركم الله سبحانه أن تدعوه و وعدكم أن يستجيب لكم

“Me të vërtetë ju u ankuat për mungesë të shiut dhe vonim të tij në kohën e vet. Ndërsa Allahu Subhaneh ju ka urdhëruar ju që ta lutëni, duke ju premtuar që do t’u përgjigjet juve.”

Pastaj tha:

اَلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعاَلَمِينَ ـ اَلرَّحْمنِ الرَّحِيمِ ـ ماَلِكِ يَوْمِ الدِّينِ ـ لاَ إِلاَهَ إِلاَّ اللهُ يَفْعَلُ ماَ يُرِيدُ ، اَللَّهُمَّ أَنْتَ اللهُ لاَ إِلاَهَ إِلاَّ أَنْتَ ، أَنْتَ الْغَنِيُّ ، وَ نَحْنُ الْفُقَراَءُ ، أَنْزِلْ عَلَيْناَ الْغَيْثَ ، وَ اجْعَلْ ماَ أَنْزَلْتَ لَناَ قُوَّةً وَ بَلاَغاً إِلَى حِينٍ

“Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Ai vepron çfarë të dojë. O Allahu ynë, me të vërtetë Ti je Allahu i Cili nuk ka Zot tjetër pos Teje. Ti je i Pasuri (i Cili nuk ne nevojë për asgjë dhe për askënd) dhe ne jemi të varfër (të cilët kemi nevojë për Ty), andaj, na zbrit shi të dobishëm, të mjaftueshëm për një kohë të gjatë.”

Dhe, i ngriti duart aq lartë saqë iu pa edhe bardhësia e sqetullave të tij. Pastaj ua ktheu njerëzve shpinën dhe e veshi xhyben e tij nga prapa dhe vazhdimisht i mbante duart e ngritura lartë, derisa zbriti nga minberi, doli përpara njerëzve dhe i fali (së bashku me ta) dy rekate namaz. Nuk vonoi shumë dhe, Allahu i tuboi retë, dhe filluan bubullimat e vetëtimat, pastaj filloi të binte shi me lejen e Allahut (te ala). Aq shumë furishëm binte shi, saqë derisa arriti tek xhamia e tij, saqë u përrenjtë rridhnin me të madhe. Kur ai pa se si njerëzit shkonin me të shpejtë drejt shtëpive të tyre, qeshi saqë iu panë dhëmballët e tij, pastaj tha:

أشهد أن الله على كل شيء قدير ، و أني عبد الله و رسوله

“Dëshmoj se Allahu është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë dhe se unë jam i dërguari i Tij.”

Transmeton Ebu Daudi. Hadithi është i mirë.

Ebu Daudi tha: “Zinxhiri i transmetimit është i mirë.”

Hakimi e transmetoi dhe e vërtetoi atë dhe u mbështet nga Dhehebi. Sidoqoftë, zinxhiri i tregimit është i mirë, ndërsa ai i mëparshmi është autentik.

Shpërndaje: