Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

28.Çka thoni në lidhje me atë që thotë se librat e besimit janë të ngurta?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 66-68

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 27: Kam lexuar një libër me emrin ”Menhexh-ul-Enbija dif Daueti ila Allah” nga Muhamed bin Najif Surur Zejn-ul-Abidin, në të cilën ai thotë:

”Kam shikuar në librat e besimit dhe e pashë se ato nuk janë shkruar në kohën tonë. Ato e kishin zgjidhjen për problemet e atëhershëm. Sot ka probleme që kanë nevojë për zgjidhje të reja. Prandaj është mënyra e librave të vjetra e ngurtë sepse ato përbëhen nga tekste dhe dispozita. Prandaj, shumica e të rinjve ia kan kthyer shpinën atyre dhe i kanë braktisur ato.1

Çka thoni për këtë?

Përgjigje: Ka njerëz që largojnë nga mësimet e këtyre librave dhe librave të selefëve. Ata largojnë nga punimet e imamëve. Ata duan që në vend të kësaj t’i bëjnë rininë që të lexojnë librat e tyre, librat e atyre që janë injornat si ta dhe librat e propagandistëve të devijuar. Ky person është një nga propagandistët e devijuar. Ne jemi të detyruar që të kemi kujdes nga libri i tij dhe të paralajmërojmë kundër tij.

Unë mund t’ju them se shejkh Muhammed Aman el-Xhami e ka regjistruar një kasetë të tërë në lidhje me këtë frazë:

”Prandaj është mënyra e librave të vjetra shpesh e ngurtë sepse ato përbëhen nga tekste dhe dispozita.”

Ai e ka refuzuar atë siç duhet. Kërkoje këtë kasetë dhe përhape atë në mesin e muslimanëve në mënyrë që ata të mund të ruhen nga kjo gjë e neveritshëm dhe e keqja që vjen në vendet muslimane. Kjo kasetë është shumë e vlefshme. Allahu e shpërbleftë shejkh Muhammed Aman el-Xhamin me shumë të mira dhe e lusim Allahun që të mbështet Islamin dhe muslimanët me të2.

Pse e marrim mënyrën tonë të të menduarit nga jashtë vendit? Pse i marrim këto mënyra të të menduarit nga Muhammed Surur Zejn-ul-Abidin në Londër apo nga dikush tjetër?

Përse ne nuk i referohemi librave të selefëve dhe librave të shkruar nga dijetarët e monoteistëve? Përse i referohemi librave të shkruar nga autorë apo intelektualë, agjenda dhe nivelet dhe aftësitë e të cilëve janë të panjohura?

Ky njeri me emrin Muhammed Surur devijon të rinjtë me deklaratën e tij dhe i largon ata nga librat me besim të shëndoshë dhe librat e selefëve. Ai i devijon ata në mënyra të reja të të menduarit dhe të libra të reja që përmbajnë ideologji të paqarta. Sipas Muhammed Sururit, janë tekstert (ajetet, hadithet) dhe dispozitat që përbëjnë problemin në librat e besimit; libra që citojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ. Ai dëshiron ideologjitë e filan dhe filan personit. Ai nuk dëshiron tekste dhe dispozita. Kujdes nga këto komplote të rreme që synojnë të largojnë të rinjtë tanë nga librat e selefëve.

ElhamduLilah që selefët kanë lënë pas tyre libra të mjaftueshme lidhur me besimin dhe menhexhin. Në kontrast me fjalë e autorit ato nuk janë aspak të ngurta. Ato janë me dituri dhe burimet e tyre janë Kurani dhe sunneti. Përveç Kuranit të cilit gënjeshtra nuk mund t’i dedikohet në asnjë mënyrë, janë librat si ”Sahihu” i Bukhariut, ”Sahihu” i Muslimit dhe libra të tjerë të hadithit. Përveç këtyre librave janë librat e sunnetit sikurse ”es-Sunnah” nga Ibn Ebi Asim, ”esh-Sheriah” nga el-Axhuri, ”es-Sunneh” nga imam Abdullah bin Imam Ahmedi, librat e shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes, librat e nxënësit të tij Ibn -ul-Kajimit dhe librat e reformatorit Shejkh-ul-Islam Muhamed bin Abdil-Uehabit – përmajuni këtyre librave!

Vetëm një person i verbër thotë se Kurani, sunneti dhe fjalët e dijetarëve të njohur janë të ngurta. Poeti ka thënë:

Ndoshta syri nuk e sheh shkëlqimin e diellit për shkak të inflamaciot të syve

ndoshta goja nuk e ndihen ujin për shkak të sëmundjes

Vesimi pranohen vetëm nga Kurani dhe sunneti, jo nga ideologjitë e individëve.


1 Menhexh-ul-Enbija fid-Daueti ila Allah, fq.8

Ideologjia devijuese e këtij njeriu është zbuluar në shkrimet e tij dhe armiqësia e tij ndaj Ehl-us-Sunnetit në Arabinë Saudite. E vetmja gjë që ne kemi parë është ajo që ai ka shkruar. Shembujt vijues vëretojnë në këtë:

1 – Urrejtja e tij ndaj librave të besimit siç tregohet në çështjen e përmendur.

2 – Ai e ka besimin e Khauarixhëve kur ai bën tekfir mbi pushtetarët dhe qytetarët për mëkatet e tyre. Lidhur me pushtetarët, artikujt e tij në revistën e tij ”es-Sunneh” janë të mbushura me këtë. Lidhur me qytetarët, ai beson se populli i Lutit nuk do të kishte dobi nga besimi në Allahun nëse ata nuk ishin ndalur nga mëkatet e tyre të turpshme.

Ai tha: ”Nuk është çudi se homoseksualiteti ishte detyra më e rëndësishme në thirrjen e Lutit alejhi-selam. Pranimi i tyre eventual i besimit në Allahun dhe refuzimi i idhujtarisë do të ishte i pakuptimtë nëse ata nuk ishin ndalur nga praktikat e tyre çnjerëzore në të cilat ata ishin të bashkuar.” (Menhexh-ul-Enbija fid-Daueti ila Allah, fq. 158).

Ai bën tekfir të pakufizuar mbi mëkatet e rënda megjithëse vepruesi nuk e konsideron mëkatin të lejuar.

3 – Armiqësia e tij ndaj Ehlus-Sunnetit dhe Selefive. Tani do të lexosh se si ai tallet, fyen dhe i nënçmon dijetarët Selefi në Arabinë Saudite dhe në veçanti Komisionin e Fetvave.

Ai tha nën titullin ”el-Musa’dat er-Rasmijjeh”: ”Një grup tjetër merr grante qeveritare dhe lidhin qëndrimet e tyre me qëndrimet e zotërinjve të tyre. Kur zotërinjtë do të kërkojnë ndihmën e amerikanëve, skllevërit shpejt i mbledhin dëshmitë që e lejojnë veprimin dhe dënojnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe. Kur zotërinjtë kanë mosmarrëveshje me Iranin skllevërit shpejt përmendin gjërat e turpshme të Rafidave. Dhe kur mosmarrëveshja mbaron skllevërit heshtin dhe ndalen nga shpërndarja e librave që ata kanë marrë.

Ky grupë gënjen … bën spiunazh … merrë vendime … dhe bëjnë çdo gjë që zotërinjtë e tyre i urdhërojnë. Këta njerëz janë të pakët elhamduliLah. Ata të paautorizuar fshehurazi janë futur në davet dhe në veprimtarinë Islame. Ata janë zbuluar edhe pse kanë mjekra të gjata dhe rroba të shkurtra dhe pretendojnë se ata po e mbrojnë sunnetin. Ky grupë nuk e dëmton thirrjen Islamike. Hipokrizia është e vjetër. Vëllezër! Mos u mashtronu nga ana e dukshme. Kjo shoqëri e dijetarëve është e formuar nga njerëz të padrejtë. Detyra e shejkhut fisnik është e njëjtë me detyrën e shefit të policisë.” (Revista ”es-Sunneh”, edicioni 23, Dhul-Hixheh 1412, fq. 29-30).

Është e qartë se grupi i dytë, të cilët ai ka për qëllim janë dijetarët saudit ndërsa zotërinjtë janë pushtetarët e Arabisë Saudite. Kjo dëshmohet nga fjalët e tij:

”Kur zotërinjtë do të kërkojnë ndihmën e amerikanëve, skllevërit shpejt i mbledhin…”

Ai e ka për qëllim luftën e Gjirit. Skllevërit për të cilët ai po flet janë dijetarët tanë – Allahu ia dhëntë atij atë që ai e meriton. Po kështu, ai i akuzon ata për hipokrizi.

Ai tha gjithashtu nën titullin ”el-Mustebiddun uel-Abid”:

”Skallavëria e sotme është ndërtuar nga klasa në formën e një piramide:

Klasa e parë: Në fron është ulur presidenti i SHBA;s, Xhorxh Bush dhe nesër do të jetë Clintoni.

Klasa e dytë: Udhëheqësit në botën arabe. Ata besojnë se dobia dhe dëmi i tyre është në dorën e Bushit.”

Si e dinë ai këtë? Ai mos ia ka hapur zemrën e tyre? A kanë thënë ata këtë?

سُبْحَانَكَ هَذَا بُهْتَانٌ عَظِيمٌ

I lartë është Allahu ngatë metat, kjo është shpifje e madhe!” (24:16)

Ai vazhdon artikullin e tij, duke thënë:

”Kjo është arsyeja pse ata bëjnë peligrinazh tek ai dhe i dhurojnë atij zotime dhe sakrifikojnë për të dhurata.”

Kjo dëshmon se ai bënë tekfir mbi të gjithë pushtetarët. Ai vazhdon artikullin e tij, duke thënë:

”Kategoria e tretë: Pasuesit e liderëve arab në mesin e ministrave, zëvendës ministrat, gjeneralët dhe këshilltarët. Këta bëjnë hipokrizi para udhëheqësve të tyre dhe ua zbukurojnë atyre pa turp dhe të padenjë çdo kotësi.

E katërta, e pesta dhe e gjashta kategori: Nënpunësit e lartë tek ministrat.

Më parë skllavëria ishte e thjeshtë; skllavi kishte një pronar të drejtpërdrejtë. Tani skllavëria është e komplikuar. Dhe unë kurrë nuk ndalem të habitem me ata që flasin për teuhidin dhe janë skllevër të skllevërve të cilët janë skllevër të skllevërve të cilët janë skllevër të skllevërve të cilët janë skllevër të skllevërve, zotëria i të cilëve është një njeri nasrank (i krishterë).”

Cilët dijetarë flasin për teuhidin? A nuk janë dijetarët saudit si Ibn Bazi, Ibn Uthejmin, Salih el-Luhejdan, Salih el-Feuzan dhe vëllezërit e tyre nga dijetarët e mëdhenj? Sot ka njerëz të cilët i akuzojnë ata për të qenë skllevër të liderëve dhe si rrjedhim edhe skllevër të Bushit. I dërguari i Allahut  kishte të drejtë kur tha:

”Nëse nuk turpërohesh vepro çfarë të duash.” (Bukhari 3296).

Ai është gjithashtu kontradiktor. Ai ndalon ndihmën nga kufarët në raste urgjente, ndërsa ai kërkon strehim tek ta dhe jeton në vendin e tyre dhe nën mbrojtjen e tyre. Cili është dallimi në mes të kufarëve të SHBA;s dhe kufarëve të Londrës në mesin e të cilëve ai jeton pa nevojë?

أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌ مِّنْ أُوْلَئِكُمْ أَمْ لَكُم بَرَاءةٌ فِي الزُّبُرِ

”A janë kufarët tuaj më të mirë se sa këta (popuj të parë të shkatërruar të Nuhut, Lutit, Salihut, Faraonit etj)? Apo keni të drejtën e paprekshmërisë (ndaj ndëshkimit Tonë) në sjkrimet hyjnore?” (54:43).

A nuk ka turp për veprimet e tij? Apo ai hynë nën fjalët e të Dërguarit :

”Nëse nuk turpërohesh vepro çfarë të duash.(Bukhariu nr 3296).

Nuk duhet hedhur gurë në shtëpin e ndërtuar nga xhamat.

2 Audio kaseta quhet ”Lejse min en-Nasihati fi Shej”.

Shejkh Muhammed Aman el-Xhami (Allahu e mëshiroftë) mes tjerash ka thënë:

”Fraza e fundit ”Prandaj shumica e të rinjve ia kanë kthyer shpinën atyre dhe i kanë braktisur ata” është një gënjeshtër që të kujton gënjeshtrën e Ibn Batutës për Ibnu Tejmijen të cilin kurrë nuk e kishte parë. Ibn Batuta pohoi se erdhi në Bagdad dhe e pa se si Ibnu Tejmijeh zbriste poshtë nga minber duke thënë:

”Zoti im zbret poshtë sikurse zbres unë.”

Allahu lejoi dijetarët që ta argumentojnë gënjeshtrën e kësaj përalle në perspektivën e saj historike. Bahxhah el-Bajtar deklaroi në librin e tij ”Hajatu Shejkh-ul-Islam” se Ibn Batutah dhe Ibnu Tejmijeh kurrë nuk janë takuar dhe që Ibn Batuta as nuk e ka parë Ibnu Tejmijen. Kur Ibn Batutah erdhi në Bagdad Ibnu Tejmijeh ishte në burg ku ai vdiq. Këtë gënjeshtër e përhapin më tej vetëm shkrimtarët.

Gënjeshtrat e sotme duhet të likuidohen dhe të refuzohen si mbrojtje e besimit. Muhammed Surur nuk ka të drejtë të përcaktojë nëse të rinjtë musliman janë larguar apo tërhequr tek besimi. Ai nuk është dijetarë. Ai nuk e studion besimin. Ai nuk ua mëson besimin të tjerëve. Si të merr një vendim të tillë ai? Dhe me ndihmën e kujt? Kjo është një gënjeshtër e qartë.

Ju e keni dëgjuar këtë xheloz të madh, Muhammed Sururin duke denoncuar fqinjët e tij Hizb-ut-Tahrir. Nëse librat e tona nuk janë mjaft të mira për të, ai mund të shkruaj vetë një libër tërheqës dhe të ri lidhur me teuhidin i cili i tërheq të rinjtë. A e ka bërë ai këtë? Po të kishte qenë një student ai do ta kishte bërë këtë. Por duket se ky njeri – dhe Allahu e di më së miri – ushqen urrejtje ndaj Selefizmit dhe Selefive.

O Muhammed Surur! Në çka thërret ti? Profetët bezdiseshin për shkak se ata thërrisnin në teuhid dhe në Islam. Në çka thërret ti? Ku është besimi nëtë cilin ti thërret? Ti vetëm se je një kundërshtar i cili konkurron kundër pushtetarëve për pushtet. Kur e kuptove se ti nuk ke asnjë shans fillove të fyesh, të mallkosh dhe të bëshë tekfir. A është ky davet? A është ky Islam? Ti thua se ti dhe ata si ti thërrisni në fenë e Allahut. Thirrja për në fenë e Allahut është një thirrje për në fenë e Tij, për në besim dhe në gjykimet fetare. A ke bërë ndonjërën nga këto? Jo.

 

Shpërndaje: