Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hafidh Ibn Haxher el-Askalani -rahimehullah- ka thënë:
13 – Dikush duhet t’i pastrojë xhamitë sepse profeti ﷺ urdhëroi:
“Shpërlajeni urinën e tij.” 1
Shpejgimi:
Ai ﷺ nuk i urdhëroi të gjithë njerëzit, por vetëm që vendi të pastrohet. Kështu, detyrimi vlen për disa dhe jo për të gjithë. Nëse dikush përmbush detyrën pjesa tjetër lirohen nga kjo. Nëse askush nuk e pastron vendin të gjithë që kanë dije rreth papastërtisë duhet ta heqin atë ose të paktën të informojnë në mënyrë që ajo të hiqet.
14 – Ne jemi të detyruar t’i mbajmë xhamitë të pastra ashtu siç ka urdhëruar profeti ﷺ. Përveç kësaj rekomandohet heqja e çdo bezdie dhe pisllëku që nuk është janë të papastra.
Profeti ﷺ tha:
“Shpërblimet e bashkësisë sime mu treguan mua madje edhe njeriu që heq pluhur nga xhamia.”
1 Bukhari (217).