Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushti për të rekomenduar një person

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (vdiq. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1023)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Për të studiuar në Arabinë Saudite kërkohet njeriu të jetë  rekomanduar nga individë të cilëve vendi u beson. I kërkova një dijetari që të më rekomandojë mua ndërsa ai tha se ai nuk më njeh. Arabia Saudite i pranon vetëm disa njerëz për këtë çështje. Një person duhet të rekomandohet. Shejkh Nasiri nuk e njeh atë, por këtë e bën Ebu Jasiri dhe Shejh Nasiri e di se Ebu Jasiri është i besueshëm dhe i mirë. A nuk është e lejuar që Shejkhu të merrë mendimin e Shejkh Ebu Jasirit?”

Imam Albani: ”Natyrisht që është e lejuar që ai të merr mendimin e tij, por ai nuk mund të rekomandojë dikë që nuk e njeh.”

Pyetësi: ”Por ti nuk mund ti njohësh të gjithë njerëzit. Në këtë rast, ky person nuk mund të studioj.”

Imam Albani: ” A vërteton komenti ytë se je dakord me mua apo jo?”

Pyetësi: ”Unë vetëm dua të sqaroj shembullin.”

Imam Albani: ”Shembulli është i qartë. Pra unë mundem të kemë mendimin e tij, por mua nuk më lejohet që të rekomandojë dikë që ai rekomandon. Mendoj se tema ka përfunduar. Çfarë dëshiron të sqarosh?”

Pyetësi: ”Ne morrëm të njëjtën përgjigje nga njerëzit e tjerë. Ata vetë kanë rekomandime të njohura, por ata nuk rekomandojnë. Në fund, studenti nuk mund të studiojë.”

Imam Albani: ”A beson në parimin hebre se qëllimi aryeton mjetin?”

Pyetësi: ”Jo.”

Imam Albani: ”Cila është zgjidhja?”

Pyetësi: ”Ne duam që ti ta bësh zgjidhjen.”

Imam Albani: ”Ne jemi dakord se parimi nuk është islam. Kështu që unë nuk kam asnjë zgjidhje.”

Shpërndaje: