“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

3.Paralajmërimi ndaj bidateve

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 365-366

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prej këtyre parimeve janë gjithashtu:

”…të shmangurit prej bidateve…”

Duhet përmbajtur nga bidatet sepse bidatet do të thonë shkatërrim. I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë se të gjitha grupet që kanë rënë në bidate do të hyjnë në xhehenem. Kjo është për shkak se ata pasojnë rrugën e shjetanëve:

وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ

“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij.” 1

I dërguari i Allahut ﷺ bëri një vijë të drejtë në tokë dhe tha:

”Kjo është rruga e Allahut.”

Pastaj ai bëri disa vija në të djathtë dhe të majtë të saj dhe tha:

”Këto janë rrugë. Në çdo rrugë është një shejtan që thërret në të.” 2

Ai që largohet nga rruga e drejtë në besim, në adhurim, në të kuptuarit ose të ngjashme, ka marrë rrugën në të cilën thërrasin shejtanët. Me të vërtetë kini kujdes nga bidatet dhe devijimet. I dërguari i Allahut ﷺ paralajmëroi kundër tyre dhe tha:

”Ai që vepron një vepër që nuk është në përputhje me çështjën (fenë) tonë ajo i refuzohet.” 3

Pos kësaj i dërguari i Allahut ﷺ paralajmëroi kundër pasuesve të bidateve dhe lexoi fjalët e Allahut (tebareke ue te ala):

هُوَ الَّذِيَ أَنزَلَ عَلَيْكَ الْكِتَابَ مِنْهُ آيَاتٌ مُّحْكَمَاتٌ هُنَّ أُمُّ الْكِتَابِ وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ فَأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاء الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاء تَأْوِيلِهِ وَمَا يَعْلَمُ تَأْوِيلَهُ إِلاَّ اللّهُ وَالرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ يَقُولُونَ آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا وَمَا يَذَّكَّرُ إِلاَّ أُوْلُواْ الألْبَابِ

”Ai është që ta zbriti librin ty, e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka ajete të tjera që nuk janë krejtësisht të qarta (muteshabihat). E ata që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin (interpretimin) e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di komentin e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri të thellë thonë: “Ne i kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë!” Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.” 4

Pastaj ai ﷺ tha:

”Nëse i shihni ata që pasojnë atë që është e paqartë ju duhet ta dini se janë ata të cilët Allahu i ka përshkruar. Prandaj, ruajuni prej tyre.” 5

Allahu e bëri të qartë se të devijuarit kërkojnë sprova:

فَأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاء الْفِتْنَةِ

”E ata që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti.”

Nuk ka asnjë bidatçi vetëm se ai pason atë që është e paqartë tek fjalët e Allahut (te ala), tek fjalët e të dërguarit të Tij ﷺ apo tek fjalët e dijetarëve për t’i devijuar njerëzit me to. Kjo ka qenë një fakt gjatë të gjitha kohërave. Nuk ka një person i cili ka devijuar nga metodologjia e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit vetëm se ai pason këto paqartësi për të shkaktuar sprova mes njerëzve. E lus Allahun (tebareke ue te ala) që të na mundësoj neve dhe juve që të pasojmë Librin e Tij dhe të qëndrojmë larg nga bidatet, dyshimet dhe epshet.


1 En-Aam 6:153.

2 Ahmed (4143). Ahmed Shakir ka thënë: ”Zinxhiri i hadithit është autentik.”.

3 Bukhari (2697) dhe Muslimi (1718).

4 Ali Imran 3:7.

5 Bukhari (4547) dhe Muslimi (2665).

Shpërndaje: