Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi i muslimanit ndaj transmetimeve të beni Israilëve

Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua-ul-Bejan (2/433)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është transmetuar në të vërtetë nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) se ai lejoi transmetimet e Beni Israilëve. Ai gjithashtu ndaloi që ato të besohen apo të mohohen, nga frika që gënjeshtra të pohohet, apo e vërteta të përgënjeshtrohet.

Është e njohur se transmetimet e Beni Israilëve kanë tre raste:

1 – Kur është e detyrueshme të pohohen ato. Kjo vlen kur besueshmëria e transmetimit mbështetet nga Kurani dhe Sunneti i saktësuar.

2 – Kur është e detyrueshme që të përgënjeshtrohen ato. Kjo vlen kur gënjeshtra e transmetimit vërtetohet nga Kurani dhe Sunneti.

3 – Kur nuk lejohet të besohen ose të përgënjeshtrohen.Kjo vlen kur transmetimi as nuk është konfirmuar, e as nuk është përgënjeshtruar nga Kurani apo Sunneti.

Me këtë që u tha ti e din se tregimet që kundërshtojnë Kuranin dhe Sunnetin dhe tregohen nga disa me argumentimin se ato burojnë nga librat e shenjta të shpallura, janë të detyruar të përgënjeshtrohen sepse ato shkojnë kundër shpalljes së vërtetë që as nuk është shtrembëruar apo ndryshuar – dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: