Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 393-394
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
”Duhet besuar në haudin (pellgun) dhe se i dërguari i Allahut ﷺ e ka një pellg tek i cili do të vijë umeti i tij në ditën e gjykimit. Ai është i gjerë aq sa ëshë i gjatë dhe korrespondon me një muaj kohë udhëtimi. Enët e tij janë aq të shumtë sa yjet e qiellit, e cila është transmetuar në rrugë autentike përmes rrugëve të shumta.”
Shpjegimi
Robi është i detyruar ta besojë haudin. Janë transmetuar shumë hadithe lidhur me haudin. Aq sa është i gjërë aq është i gjatë1 dhe korrespondon me një udhëtim një muajsh. Hadithet thonë se gjatësia e tij është sa distanca në mes të Medines dhe San’as3 dhe mes San’as ‘dhe Ejles4.
Haudi është një nga ndërimet e Allahut ndaj Muhammedit ﷺ. Ai tha në lidhje me të:
إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ
”Ne, vërtet, të dhamë Keutherin. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.” 5
Haudi është një nga më të mirat që Allahu ia ka dhënë dhe e ka nderuar robin dhe të dërguarin e Tij Muhammedin ﷺ në të dy jetët.
Është transmetuar se disa njerëz do të përzuren nga haudi. Ata janë renegatët duke përfshirë edhe pasuesit e bidateve. Këtë e përmend el-Kurtubi dhe të tjerët. Sa i përket hadithit që përmend se si njerëzit përzuren nga haudi, atëherë i dërguari ﷺ do të thotë:
“Shokët e mi! Shokët e mi!”6
siç e përmendi Hafidh Ibn Haxheri se Bukhari ka thënë se ata që dëbohen nga haudi janë renegatët. Tjetër gjithashtu kanë përfshi pasuesit e bidateve. Si kështu? Po, sepse ata kanë shpikur në fe pas tij ﷺ. Pasuesit e bidateve kanë shpikur në fe pas të dërguarit ﷺ. Pse të dëbohen? Për shkak se ata kanë ndryshuar fenë e Allahut dhe kanë shpikur në të gjëra që nuk i përkasin asaj. Pra ky hadith ka të bëje edhe me ta.
Imam Ahmedi ka thënë:
”Enët e tij janë aq të shumtë sa yjet e qiellit.”
Muslimi ka transmetuar se ato janë prej ari dhe argjendi7.
Imam Ahmedi ka thënë:
”e cila është transmetuar në rrugë autentike përmes rrugëve të shumta.”
Kjo është e njohur në përgjithësi.
1 Muslimi (2300).
2 Bukhari (6579).
3 Bukhari (6580) dhe Muslimi (2303).
4 Bukhari (6591) dhe Muslimi (2298).
5 108:1-3.
6 Bukhari (6582) dhe Muslimi (2304).
7 Muslimi (2303).