Imam Ebu Daud Sulejman bin el-Esh’ath es-Sixhistani (v. 275)
Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmed, fq. 78-79
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
378 – I thashë Ahmedit:
Ndërsa një burrë e fal akshamin, në teshehud e kupton se ai ka falur katër rekate. Çfarë duhet të bëjë ai?
Ai u përgjigj: Ai duhet të bëjë suxhud-us-sehu (sexhden e harresës). Me këtë namazi i tij është plotësuar.
379 – Dëgjova Ahmedin duke u pyetur për njeriun që dyshon nëse ai i ka falur dy apo tre rekate në namazin e akshamit.
Ai u përgjigj:
Ai duhet të konsideroj se ka falur dy rekate.
380 – Dëgjova Ahmedin duke u pyetur për njeriun që kishte falur akshamin dy rekate dhe kjo iu kujtua vetëm pasi kishte filluar të fal namaz nafile.
Ai tha: Dijetarët kishin mospajtim lidhur me këtë.
381 – Dëgjova Ahmedin duke u pyetur për njeriun që fali akshamin katër rekate pa u ulur në rekatin e tretë.
Ai u përgjigj: Ai duhet të bëjë suxhud-us-sehu (sexhden e harresës). Me këtë namazi i tij është plotësuar.