Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

35.Besimi në shfaqjen e Dexhallit

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 402-403

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Duhet besuar në shfaqjen e Dexhallit. Në mes të syve të tij shkruhet ”kafir”. Duhet besuar hadithet mbi këtë temë dhe se kjo do të ndodhë.”

Shpjegimi

Janë transmetuar hadithe të shumta autentike që flasin për këtë. Janë transmetuar shumë hadithe lidhur me shfaqjen e Dexhallit dhe zbritjen e Isait ﷺ. Një prej tyre është hadithi që ju e lexoni çdo ditë në lutjet tuaja:

اللهم إني أعوذ بك من عذاب القبر، و من عذاب النار، و من فتنة المحيا و الممات، و من فتنة المسيح الدجال

”O Allah! Unë kërkoj strehim tek Ti nga dënimi i varrit, nga dënimi i zjarrit, nga sprova e jetës dhe vdekjes dhe nga sprova e keqe e Dexhallit.”

Për fat të keq disa njerëz e mohojnë shfaqjen e Dexhallit dhe shtrembërojnë kuptimin e tij. Një nga shtrembërimet më të çuditshme të sotme është se as Dexhalli e as Isai ﷺ nuk janë njerëz. Në vend të kësaj, ata besojnë se bëhet fjalë për një drejtim shpirtëror dhe material. Dexhalli qëndron prapa drejtimit material dhe Isai ﷺ qëndron prapa drejtimit shpirtëror.

Sikurse u tha janë transmetuar shumë hadithe lidhur me zbritjen e Dexhallit dhe zbritjen e Isait ﷺ. Disa prej tyre i transmeton Muslimi në ”Sahihun” e tij nga Ibn Umeri, Enesi, Hudhejfe, Ibn Mesudi dhe Ebu Hurejre. Çdo profet paralajmëroi kundër Dexhallit dhe kështu bëri edhe Muhammedi ﷺ kur tha:

”Unë ua tërheq vërejtjen kundër tij (Dexhallit). Unë do t’ju tregoj diçka që askush tjetër para meje nuk e ka thënë: atij i mungonë syri i djathtë.” 1

Do të duket sikurse ai e sjell xhenetin dhe xhehnemin, një lumë zjarri dhe një lumë nga xheneti. Në fakt, lumi i xhenetiti është zjarr ndërsa lumi i xhehnemit është xheneti. I dërguari ﷺ e urdhëroi besimtarin që përjeton këtë që të ulë kokën, të mbyllë sytë dhe të pijë nga lumi që duket si zjarr, në fakt ai është ujë i ftohtë.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Unë jam më i ditur lidhur me sprovat e Dexhallit se sa vetë ai.” 2

Profeti ﷺ di më shumë se Dexhalli. Dexhalli nuk e di se lumi i tij nga xheneti është në fakt një lumë zjarri dhe anasjelltas. I dërguari ﷺ na ka thënë të vërtetën. Kjo është një nga mrekullitë e tij për të vërtetuar profetësinë e tij.

Kur foli për Dexhallin, sahabet thanë: Profeti ﷺ e përmendi Dexhallin dhe e ngriti zërin dhe e uli, kurse njerëzit filluan të flasin për këtë, dhe ia përmendën profetit ﷺ, atëherë ai ﷺ tha:

”Nuk është Dexhalli ai të cilit ia kam frikën më së shumti për ju.”

Sepse fjala ”kafir” qëndron në ballin e tij. Të gjithë besimtarët, si ata që dijnë dhe nuk dijnë të lexojnë, do të jenë në gjendje të lexojnë atë, për dallim nga një njeri i cili është veshur me veshje Islame, flet në emër të Islamit, përdorë parulla Islame, ky është më i dëmshëm. Këta janë mashtruesit dhe gënjeshtarët, janë shumë në numër dhe i dërguari ﷺ na ka paralajmëruar kundër tyre.


1 Bukhari (7127).

2 Muslimi (2934).

Shpërndaje: