Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 404-405
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
”Duhet besuar se Isa bin Merjem ﷺ do të zbres dhe do ta vrasë Dexhallin në portën e Ludit.”
Shpjegimi
Kjo përmendet në hadithe autentike në ”Sahihun” e Muslimit1. Aty përmendet se si Isa ﷺ zbret me duart mbi supet e dy engjëjve. Ai do të jetë i veshur me dy rroba të ngjyrosura me shafran dhe do të zbresë tek minarja lindore në Damask. Më pas drejtohet drejt muslimanëve, atëherë ata do t’i bashkohen atij dhe prej andej ai do të shkojë tek Dexhalli dhe do ta vrasë atë.
Ky Mesih, i cili është profet dhe i dërguar dhe do ta vrasë Mesihu Dexhallin gënjeshtarin. Isai ﷺ quhet Mesih për shkak të udhëtimit të tij, Dexhalli quhet Mesih për shkak të të metës në syrin e tij. Isai ﷺ është një profet dhe i dërguar, Dexhalli është gënjeshtar dhe mashtrues. Allahu do ta shkatërrojë Mesihu Dexhallin më duart e Mesihut Isa ibn Merjemit ﷺ.
Pasi që Isai ﷺ ta ketë vrarë Dexhallin, do të vijnë Jexhuxhët dhe Mexhuxhët. Atëherë Isai ﷺ dhe besimtarët ngjiten në malin Tur.” Isa dhe besimtarët do t’i luten Allahut (tebareke ue te ala) që t’i zhdukë Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, të cilën Ai do ta bëjë. Atëherë tokës fillon t’i vijë erë e keqe nga kufomat e tyre, pas së cilës ata e lusin Allahun (tebareke ue te ala) që t’i largoj ata. Allahu (tebareke ue te ala) do të dërgojë zogjë të mëdhenjë sa qafat e deveve që i marrin kufomat dhe i hedhin aty ku dëshiron Allahu. Allahu më pas do të lëshojë një shi shumë të madh në mënyrë që toka të bëhet si një pasqyrë e pastër. Pastaj Allahu (tebareke ue te ala) do të urdhërojë tokën që të nxjerr bereqetet e saj në mënyrë që një grup i njerëzve do të jetë në gjendje të ngopen nga një shegë e vetme dhe do të qëndrojnë nën hijen e saj. Allahu (tebareke ue te ala) do të zbres bereqet edhe në qumësht në mënyrë që një grup njerëzish do të pijnë qumështin e një deveje, dhe qumshtin e një lope, dhe se një fis i tërë pijnë qumshtin e një dhie. Ky është një bereqet nga Allahu. Pas kësaj Allahu dërgon një erë të këndshme tek pasuesit e Isait ﷺ në mënyrë që ata të vdesin. Pas kësaj, vetëm krijesat e këqija do të jetojnë në tokë. Ata do të jetojnë në çrregullime si gomerë. Ata janë që do të përjetojnë kijametin
Këto janë disa nga shenjat e mëdha të kijametit: Shfaqja e Dexhallit, zbritja e Isait ﷺ, shfaqja e shtazës, dhe lindja e diellit nga perëndimi. Të gjitha këto do të ndodhin dhe këto i përkasin shenjave të mëdha të ditës së gjykimit.
1 Muslimi (2937).