Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 105
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
34 – Çfarë është e pëlqyeshme (mustehab) të veprohet nga i ftuari:
Është e pëlqyeshme që i ftuari të bëjë dy gjërat e mëposhtme:
1 – Pas mbarimit, ai duhet të lutet për atë që e ka ftuar dhe kjo bazohet në disa hadithe nga profeti ﷺ. Abdullah bin Busr (radijAllahu anhu) transmeton se babai i tij e ftoi profetin ﷺ për ushqim dhe ai e pranoi ftesën e tij. Kur mbaroi së ngrëni, ai ﷺ tha:
اللهُمَّ واغْفِرْ لَهُمْ وارْحَمْهُمْ بَارِك لهم فيما رَزَقْتهم
“O Allah! Fali ata, mëshiroi ata, begatoi ata në atë që u ke dhënë.” 1
1 Ibn Ebi Shejbeh, Muslimi, Ebu Daudi, en-Nesai në “el-Uelimeh”, et-Tirmidhi i cili e konsideroi të saktë atë, el-Bejhaki, Ahmedi dhe teksti i mësipërm është i tij, Ibnu es-Sunni, et-Tabarani dhe përmes tij Ibn Asakir.