Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ali Hasen el-Halebi është politikan në davet

Alameh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=oYDEMfSZpBE

Data e fetvas: 19/8-1432 ose 21/7-2011

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Personi gjithashtu thotë:

“Dijetarët të cilët e kanë refuzuar Ali el-Halebiun nuk i kanë kuptuar fjalët e tij.”

Përgjigje: Ne i themi atij sjelle një dëshmi bindëse dhe një provë bindëse për këtë që thua: Njeriu (Halebiu) është politikan në davet. Prandaj, ai iu ka afruar tekfircat dhe bidatçitë në forumin e tij i cili quhet “Kuli es-Selefijjin”. Ne kemi njëzet vjet eksperiencë me këtë njeri. Ne e mbronim atë. Dhe kur ai doli në shesh ne thamë për të atë që ne jemi të detyruar të themi.

Ai e lavdëron Adnan Arurin që ka rregulla të prishura dhe parime të dështuara, dhe po ashtu ai e lavdëron Muhammed Hasanin. Është konfirmuar me anë të një personi të besueshëm se ai flet përgjatë panteizmit. Ai tha:

”Allahu është Zoti im. Unë nuk dua askënd pos Tij. A ka në ekzistencë tjetër pos Tij”?1

Përveç kësaj, ai (Muhammed Hasani) mbështet revoltimin egjiptian dhe demonstratat. Megjithëkëtë ai e arsyeton atë. Ne kemi shumë, shumë vërejtje.

Ai është i njohur për metodën e tij të keqe në shtetet e Evropës që ai i viziton. Një shembull i kësaj është se Ebul-Hasan el-Ma’ribi shkroi një traktat paqeje në Evropë, në Britanin e Madhe, dhe i lidhi me el-Halebiun dhe Selim el-Hilalin. Kur ne paralajmëruam kundër Ebul-Hasan el-Ma’ribit, ata filluan që ta mbështesin dhe ta mbrojnë atë.

Ne kërkojmë strehim tek Allahu nga të folurit për një person pa dëshmi të ligjshme. Allahu e di se kur e kam refuzuar Abdul-Aziz er-Rajjis, kam lënë shumë nga deklaratat e tij që mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. Ne pra nuk gërmoj për të kërkuar gabime. Ne shkojmë vetëm pas asaj që nuk mund të keqinterpretohet dhe që kundërshton dëshmitë e qarta.

Pyetje: Ne duam që të na këshillosh se si t’i trajtojmë njerëzit që përhapin çështje të ngjashme.

Përgjigje: Së pari ata kanë të njëjtin gjykim si bidatçitë dhe njerëzit e devijuar të cilët ata i mbrojnë.

Së dyti: Po të isha në vendin tuaj, unë do ti kisha bojkotuar ata si një masë paraprake.

Por pasi që unë jam në vendin tim në Medine, unë nuk u lejojë asnjë prej tyre që ti afrohen shtëpisë sime.


1 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/kujdes-nga-panteizmi-i-muhamed-hasanit/

Shpërndaje: