Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

60.Leximi në vitr

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 106-107

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

7 – Namazi i vitrit

Në rekatin e parë profeti e lexonte suren ”El-Ala”, në rekatin e dytë e lexonte suren ”El-Kafirun”, dhe suren ”El-Ikhlas” në rekatin e tretë1. Ndonjëherë ai i shtonte në rekatin e tretë suren ”El-Felek” dhe ”En-Nas”2.

Gjithashtu mund të ndodhte që profeti të lexonte njëqind ajete nga surja ”En-Nisa”, kur ai e falte vitrin3.

Lidhur me dy rekatet pas vitrit4, kështu që ai lexonte suret ”Ez-Zelzeleh” dhe ”El-Kafirun”.5


1 Nesai dhe Hakimi i cili e e konsideroi hadithin autentik.

2 Tirmidhi, Ebul-Abbas El-Asam (2/117) dhe Hakimi i cili e konsideroi hadithin autentik dhe Dhehebi u pajtua me të.

3 Nesai dhe Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi.

4 Këto dy rekatet janë konfirmuar mes tjerash në ”Sahihun” e Muslimit. Megjithatë, ato kundërshtojnë fjalët e tij :

”Le të jetë vitri namazi juaj i fundit gjatë natës.”

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi. Dijetarët janë përpjekur për t’i kombinuar ato në mënyra të ndryshme. Megjithatë, unë nuk mund të shoh cila është më e saktë dhe për këtë arsye është më e mirë për të ndjekur urdhërin e tij dhe të mos falen këto dy rekate, Allahu e di më së miri.

Pastaj kam hasur në një hadith autentik që urdhëron faljen e dy rekateve pas vitrit, dhe kështu takohet urdhri me praktikën dhe konfirmohet se është e ligjësuar për të gjithë njerëzit që t’i falin këto dy rekate. Kjo do të thotë se urdhëresa e parë vërteton se është e pëlqyer për t’i falur këto dy rekate, dhe kështu që nuk ka asnjë kontradiktë. Unë e kam përmendur këtë në “Es-Sahihah (1993)” dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

5 Ahmedi, Ibn Nasri, Tahaui (1/202), Ibn Khuzejmeh dhe Ibn Hibani me një zinxhir të mirë dhe autentik të transmetimit.

Shpërndaje: