Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 107-108
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nga Enesi (radijAllahu anhu) dhe të tjerë përveç tij:
“Kur i dërguari i Allahut ﷺ i vizitonte Ensarët, fëmijët e tyre dilnin jashtë dhe mblidheshin rreth tij. Ai lutej për ta, ua ledhatonte kokën dhe u jepte selam. Njëherë ai erdhi te dera e Sa’d bin Ubades, kërkoi leje për të hyrë dhe tha:
السَّلام عَلَيْكُمْ وَرحمة الله
“Es-Selamu alejkum ue rahmetullah (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty).”
Sa’di ia ktheu selamin:
و عليك السلام و رحمة الله
“Ue alejke selam ue rahmetullah (dhe mbi ty qoftë paqja dhe mëshira e Allahut).”
Por profeti ﷺ nuk e dëgjoi kthimin e selamit nga Sa’di aq sa ai ﷺ i dha selam tre herë gjithsej dhe Sa’di po ashtu ia ktheu selamin tre herë por ai ﷺ nuk e dëgjoi dhe profeti ﷺ nuk jepte selam më shumë se tre herë, dhe ose e lejonin të hynte ose largohej nga aty. Profeti ﷺ u kthye dhe Sa’di e ndoqi duke thënë: “O i dërguari i Allahut! Prindërit e mi u flijofshin për ty! Çdo përshëndetje me selam që më dhe, unë e dëgjova dhe unë ta ktheva selamin çdo herë (me zë të ulët) pasi desha të merrja sa më shumë paqe dhe begati (si shkak i përshëndetjes tënde), hyr o i dërguari i Allahut, dhe i dërguari i Allahut hyri.” Ai i dha rrush të thatë. Pasi profeti i Allahut ﷺ mbaroi së ngrëni, ai tha:
طَعَامَكُمْ الأَبْرَارُ وَصَلَّتْ عَلَيْكُم الملائِكَةُ أَ فْطرَ عِنْدَكُم الصَّائِمُونَ أَكَلَ
”Ushqimin tuaj e ngrënshin njerëzit e mirë, melaiket bëfshin lutje për ju dhe bëfshin iftar tek ju agjëruesit.” 1
1 Ahmedi, Ebu Ali es-Seffer, et-Tahaui në “el-Mushkil” së bashku me shtesën në transmetim, el-Bejhaki dhe Ibn Asakir, secili me zinxhir autentik transmetimi. Nëpërmjet tij, Ebu Daudi dhe Ibn-us-Sunni i cili transmetoi vetëm lutjen (duanë). El-Iraki e konsideroi të saktë në “et-Takhrixh” dhe Ibn-ul-Mulakin në “el-Khulasah” dhe para tyre Abdul-Hak në “el-Ahkam”. Tek të dy teksti i hadithit fillon me pjesën: ”Bëfshin iftar…”. Po kështu e kanë transmetuar Ibn Maxheh, et-Tabarani dhe el-Khatibi nëpërmjet transmetimit të Mus’ab bin Thabitit, nga Abdullah bin ez-Zubejri i cili tha:
“I dërguari i Allahut ﷺ e prishi agjërimin tek Sad bin Muadhi dhe pastaj tha…” dhe përmendi transmetimin e mësipërm.
Sidoqoftë, Musab është i dobët siç ka thënë el-Busejri në “ez-Zeua’id”.