Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4. Besimi i Esharive në lidhje me lartësimin dhe ngritjen e Allahut

Alameh Abdullah bin Abdurr-Rrahman Ebu Butejn (v. 1282)

Burimi: er-Rasa’il uel-Masa’il en-Nexhjdijjeh (2/176)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Esharitë nuk besojnë në lartësimin e Zotit mbi qiej dhe ngritjen mbi arsh. Ata i quajnë ata që pohojnë lartësimin dhe ngritjen lart të Allahut si Muxhesimeh dhe Mushebiheh (i përshkruajnë si njerëz që i i japin Allahut formësim dhe përngjasim me krijesat). Kjo është në kundërshtim me besimin e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Ata e pohojnë lartësimin dhe ngritjen e Allahut, diçka për të cilën Allahu (subhanehu ue te ala) na ka thënë për Veten e Tij dhe gjithashtu i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem). Kjo duhet të besohet pa imagjinuar dhe mohuar. Shumë prej Selefëve bënë tekfir mbi atë që nuk e pohon lartësimin dhe ngritjen.

Esharitë janë në pajtim me Xhehmitë për të mohuar këtë cilësi. Megjithatë, Xhehmitë thonë se Allahu (subhanehu ue te ala) është kudo prandaj ata quhen Hululijjeh, Panteistë, ndërsa Esharitë thonë se Allahu ka ekzistuar kur nuk ekzistonin vendet dhe se Ai është në të njëjtën gjendje sikurse Ai ishte përpara se të krijoj vendin.


Lexo: https://www.perlatmuslimane.com/category/teuhid/teuhid-esma-ue-sifat/lartesia-e-allahut/

Shpërndaje: