Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Besimi në engjëjt

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 12-13

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Besimi në engjëjt do të thotë se çdo engjëll që përmendet në Kuran apo në Sunnetin autentik duhet besuar. Ehl-us-Sunneti i besojnë të gjithë ata. Disa prej tyre janë Xhibrili, Mikaili, Israfili, engjulli i vdekjes dhe roja e zjarrit. Ata besojnë në mënyrë specifike në engjëjt që përmenden në mënyrë specifike. Ata besojnë në mënyrë të përgjithshme në engjëjt e përmendur në mënyrë të përgjithshme si dhe në engjëjt që e mbajnë arshin dhe engjëj që e rrethojnë atë. Ata besojnë se Allahu ka engjëj që mbajnë arshin, engjëj të rreshtuar përreth arshit, engjëj që na mbrojnë, engjëj që na mbikqyrin, Xhibrili, Mikaili dhe Israfili. Ata besojnë në të gjithë ata dhe besojnë se ata janë robër të Allahut. Allahu (te ala) ka thënë:

بَلْ عِبَادٌ مُّكْرَمُونَ لَا يَسْبِقُونَهُ بِالْقَوْلِ وَهُم بِأَمْرِهِ يَعْمَلُونَ

Ja, ata janë robër e  të nënshtruar të nderuar!” Ata nuk flasin derisa të ketë folur Ai dhe ata punojnë nën komandën e Tij. 1

Ata janë robërit më të mirë të Allahut. Megjithatë, Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati besojnë se njerëzit besimtarë janë më të mirë se engjëjt. Ehl-us-Sunneti janë unanim se njerëzit besimtarë janë më të mirë se engjëjt, sepse ata janë përgjegjës për veprimet e tyre dhe sprovohen nga epshet. Nëse ata besojnë dhe ndjekin rrugën e drejtë, ata janë më të mirë se engjëjt në këtë aspekt.


 1 El-Enbija 21:26-27

Shpërndaje: