Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 367
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
”…sepse çdo bidat është devijim…”
Ai e mori këtë nga hadithi:
”Ju paralajmërojë kundër risive, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.”
Të gjitha bidatet, të vogla dhe të mëdha janë pa dyshim devijime. Kushdo që thotë ndryshe e ka kundërshtuar hadithin e qartë të të dërguarit të Allahut ﷺ. Në përgjithësi ai ﷺ e tha këtë (paralajmërim) në çdo predikim:
”Fjala më e mirë është fjala e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit. Gjërat më të këqija janë risitë. Çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.” 1
Hadithi transmetohet në ”Sahihun” e Muslimit përmes Xhabirit (radijAllahu anhu). Kështu ai ﷺ e kishte zakon të thotë në lidhje me predikimet e tij, në të cilën zemërimi i tij rritej, zëri i tij ngrihej, sytë dhe fytyra skuqeshin. Ishte sikur se ai paralajmëronte ndaj një ushtrie dhe thoshte:
”Në mëngjes ose në mbrëmje!”
Ai ka reaguar kështu për shkak të rrezikut të bidateve për umetin. Ai që thotë se ka bidate të mira dhe të këqija vetëmse ka kundërshtuar fjalët e atij (Muhamedit ﷺ) që nuk flet nga vetja e tij. Disa i ndajnë bidatet në kategori të detyrueshme, të rekomanduara, të urryera dhe të ndaluara; të katër gjykimet. Janë gabim. Kjo është gabim. Një obligim nuk mund të jetë obligim pa argumente. Nëse ka argumente për të, ajo nuk mund të jetë bidat. Nëse ka argumente për rekomandimin e saj, ajo nuk mund të jetë bidat. Në këtë rast, vepra është sunnet. Vepra pra është sunnet e jo bidat. Ky kategorizim është një gabim i qartë.
1 Muslimi (867).