Autor: Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab
Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Libri: ”Sherh Nauakid-il-Islam” (Sqarimi i dhjetë faktorëve që e anulojnë Islamin) fq. 18-19
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:
I katërti: Ai që beson se ka një udhëzim tjetër dhe një gjykim tjetër që është më i mirë se udhëzimi dhe gjykimi i të dërguarit ﷺ është kafir. Shembull i kësaj është ai që preferon ligjet e ligjësuara nga njerëzit në vend të gjykimit të profetit ﷺ.
Shpjegimi
Prej faktorëve të blasfemisë (daljes nga feja) është të mos gjykuarit me atë që Allahu ka shpallur me kusht që ai të besoj se lejohet për të gjykuar përgjatë ligjeve të njerëzve dhe thotë:
“Qëllimi është eliminimi i të gjitha mosmarrëveshjeve. Kjo është diçka që arrihet përmes ligjeve të përshkruara nga njerëzit sikurse ato të sheriatit. Kështu që të dy çështjet kanë vlerë të barabartë.”
Subhan Allah! A mendon se ligjet e përshkruara nga njerëzit të jenë të barabarta me ligjet e Allahut? Të gjykuarit përgjatë librit të Allahut është ta adhurosh Allahun (azze ue xhel). Pra nuk bëhet fjalë vetëm në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Qëllimi i gjykimit përgjatë asaj që Allahu (subhanehu ue te ala) e ka shpallur është ta adhurosh Atë. Të lejosh dikë tjetër të gjykojë në vend të Tij është idhujtari si në bindje ashtu edhe në gjykim:
”A mos kanë ata ortakë që u ligjësuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu?” 42:21
”Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos Allahut ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër pos për adhurimin ndaj Allahut një, askush nuk meriton të adhurohet përveç Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.” 9:31
Ai i emërtoi këto veprime me emrin “idhujtari”.
Është idhujtari të konsiderosh gjykimin e Allahut të jetë i njëjtë me gjykimet e përshkruara nga njerëzit. Me gjykimet e përshkruara prej njerëzve do të thotë të gjitha gjykimet e tjera përveç gjykimeve të Allahut. Kjo përfshinë zakonet beduine dhe kushtetutat e kufarëve, ligjet franceze dhe ligjet angleze, dhe traditat fisnore. Gjitha këto janë ligje të përshkruara nga njerëzit. E njëjta gjë vlen edhe të lejosh fallxhorët që të gjykojnë. Pastaj ai që thotë se këto të dyja janë të barabarta është kafir. Edhe më keq është që të thuhet:
“Ligjet e përshkruara nga njerëzit janë më të mira se ligji i Allahut. Vetëm këto ligje i përshtaten njerëzimit të sotëm. Libri i Allahut nuk është i përshtatshëm për ta. Libri i Allahut nuk është i përshtatshëm për këtë kohë. Ai nuk i përshtatet civilizimit. E vetmja mënyrë e përshtatshme është për të gjykuar përgjatë ligjeve të njerëzve që i përshtaten botës. Lini ligjet tona të jenë sikurse ligjet e tërë botës. Ato janë më të mira se ligji i Allahut.”
Ky person është kafir më i rëndë se ai i cili thotë se ligji i Allahut dhe ligjet e përshkruar nga njerëzit janë të barabarta.
Ndërsa nëse nuk gjykon me ligjin e Allahut për shkak të epshit, ose për shkak të injorancës lidhur me gjykimin e Allahut ndërsa beson se gjykimi i Allahut është i vërtetë dhe i saktë, dhe se është obligim për të gjykuar me të kjo konsiderohet të jetë mëkat i madh dhe një mosbesim [kufr dune kufr] i vogël.