Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 69
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ është pyetur në lidhje me namazin në anije. Ai tha:
”Falu duke qëndruar në këmbë në qoftë se nuk frikësohesh se do të fundosesh.”1
Kur profeti ﷺ u moshua, e mori një shtyllë për tu mbështetur në vendin e faljes.2
1 El-Bezar (68), Darakutni dhe Abdul-Ghani El-Makdisi në ”Es-Sunen (2/82)”. Ky është autentik sipas Hakimit dhe Dhehebi është pajtuar.
Dobi shtesë:
Gjykimi i namazit në aeroplan është si namamzi në anije. Ai që mund të falet në këmbë duhet të falet në këmbë. Përndryshe lejohet të ulesh dhe të falesh duke gjestikuluar në ruku dhe sexhde.
2 Ebu Daudi dhe Hakimi i cili së bashku me Dhehebiun kanë thënë se hadithi është autentik. Unë e kam përmendur atë në ”Es-Sahihah (319)” dhe ”El-Irua (383)”.