Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4 rastet në lidhje me dëshminë e një martese

Shejkhul Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)

Burimi: El-Ikhtijarat el-Fikhijeh, kitabu nikah (fq. 210)

www.perlatmuslimane.com

1 – Padyshim nëse një martesë shpallet publikisht, ajo është e vlefshme edhe nëse nuk është dëshmuar në praninë e dy dëshmitarëve.

2 – Nëse ajo nuk është shpallur publikisht por është dëshmuar në praninë e dy dëshmitarëve, në këtë rast vlefshmëria e martesës duhet parë.

3 – Nëse martesa shpallet publikisht dhe është dëshmuar në praninë e dy dëshmitarëve, nuk ka asnjë mospajtim tek dijetarët se ajo është e vlefshme.

4 – Nëse martesa nuk është dëshmuar në praninë e dy dëshmitarëve dhe njëkohësisht nuk është shpallur publikisht, sipas shumicës së dijetarëve kjo martesë është e pavlefshme dhe nëse ka ndonjë mendim të kundërt me këtë, ky mendim është i rrallë.

Shpërndaje: