Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui El-Mundhiri (v. 656)
Sahih-ut-Targhib uet-Terhib (477)
Komentues: Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sahih-ut-Targhib uet-Terhib (1/380)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
584 – Umm Habibeh -radijAllahu anha- rrëfeu se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Kush kujdeset për faljen e katër rekate para drekës dhe katër rekate pas saj, Allahu ka ndaluar që zjarri i xhehenemit ta prek atë.”1
Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nesai dhe Tirmidhiu përmes El-Kasimit, Ebu Abdurr-Rrahmani, nga Anbeseh bin Ebi Sufjan, nga Umm Habibeh.
Tirmidhiu ka thënë: “Hadithi është i mirë, i saktë dhe garib. El-Kasimi është biri i Abdurr-Rrahmanit dhe e ka kunjën Ebu Abdurr-Rrahman. Ai është nga Shami dhe është i besueshëm.”
1 Hadithi është i mirë dhe i saktë.