Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
و ذكركم الله فيمن عنده
“Allahu ju përmendtë në mesin e atyre që janë me Të.”
Kjo është gabim. Hadithi nuk është tek Bukhari dhe Muslimi, dhe me sa di unë, hadithit i mungon krejtësisht kjo shtesë. Përveç kësaj kjo lutje është gjithëpërfshirëse dhe nuk kufizohet thënia e saj vetëm kur prishet agjërimi sepse fjalët e profetit ﷺ:
أَفْطرَ عِنْدَكُم الصَّائِمُونَ
“Bëfshin iftar tek ju agjëruesit…”
nuk është lajmërim, përkundrazi është lutje që bëhet për nikoqirin i cili ofron ushqim në mënyrë që agjëruesit të mund ta prishin agjërimin tek ai dhe si rezultat shpërblehet për prishjen e agjërimit të tyre. Pra kjo është si dy frazat e fundit:
وَأَكَلَ طَعَامَكُمْ الأَبْرَارُ وَصَلَّتْ عَلَيْكُم الملائِكَةُ
“…ushqimin tuaj e ngrënshin njerëzit e mirë dhe për ju bëfshin lutje engjëjt.”
Pra padyshim kjo është vetëm se dua lutje dhe nuk ka në hadith tekst të qartë se ai ﷺ ishte agjërueshëm prandaj nuk lejohet që të kufizohet thënia e kësaj lutjeje vetëm nga agjëruesi. Ndërsa hadithi i transmetuar nga Ibnu Zubejri ku thotë:
“I dërguari i Allahut ﷺ e prishi agjërimin…”, ky nuk përbën argument duke pasur parasysh zinxhirin e dobët të transmetimit. Dhe të njëjtën gjë kanë transmetuar nga Enesi, Ibn ebi Shejbeh, Ahmedi, Nesai në “Kitabul Uelime”, Ibnul Arabi në “Muexhem”, Ebu Nuajmi përmes Jahja bin Ebi Kethirit, dhe Nesai ka thënë: “Jahja bin Ebi Kethiri nuk e ka dëgjuar atë nga Enesi.”
Pastaj si ai dhe Ibnul Mubarek në “ez-Zuhd” transmetuan nga një rrugë tjetër prej Jahja bin Ebi Kethirit ku ai tha:
“Më kanë transmetuar se Enesi …”
Pra zinxhiri i transmetimit është i ndërprerë.
Ka një rrugë tjetër transmetimi prej Enesit, që e ka transmetuar Ebu Nuajm në “Akhbar Asbahan” përmes Abdul-Hakem bin Zijadit, nga profeti ﷺ ku thuhet se në fund të hadithit ai ﷺ ka thënë:
“O Allah! Dërgo salavate mbi familjen e Sa’d bin Ubades.”
Zinxhiri i këtij transmetimi është i dobët për shkak të transmetuesve të panjohur, Isa bin Shuajb është metruk (transmetues i braktisur) dhe Abdul-Hakem bin Zijad nuk e njoh.