Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

40.Sahabët më të mirë

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 411-412

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Në bazë të të gjitha teksteve dhe meritave të shumta të cilat nxisin për dashuri ndaj sahabëve, si dhe në bazë të realitetit, ata mendonin se Ebu Bekri ishte i pari, Umeri i dyti, Uthmani i treti dhe Aliu i katërti. Më parë Ehl-us-Sunneti kishin mospajtime se kush ishte më i mirë mes Aliut dhe Uthmanit. Me kalimin e kohës pushoi mosmarrëveshja dhe Ehl-us-Sunneti u bashkuan se më të mirët ishin sipas rendit të mëposhtëm: Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani dhe Aliu.

Pas këtyre, vijnë dhjetë të mbeturit të cilët u përgëzuan me xhenet:

Ez-Zubejr ibn el-Au’uam,

Talha bin Ubejdil-lah,

Abdurr-Rrahman bin Auf,

Sad bin Ebi Uekas,

Seid bin Zejd bin Amr bin Nufejl

dhe Ebu Ubejdeh Amir bin el-Xherrah.

I dërguari i Allahut i ka përgëzuar me xhenet prandaj ne besojmë se ata janë në xhenet dhe miratojmë meritat e tyre.

Pastaj ne pranojmë meritat e pjesës tjetër të mbetur të sahabëve dhe bindemi se Allahu u ka premtuar atyre të gjithëve xhenetin. Të gjithë sahabët do të hyjnë – nëse Allahu do – në xhenet. I dërguari i Allahut u tha atyre që morën pjesë në Betejën e Bedrit:

”Allahu ka parë pjesëmarrësit në Bedr dhe ka thënë: ”Veproni çfarë të dëshironi. Unë iu kam falur juve.” 1

Kjo do të thotë se ata nuk do të hyjnë në xhehnem për shkak të kësaj falje. As ata që dhanë besatimin nën pemë (në Hudejbijeh) nuk do të hyjnë në xhehnem;

”Askush i cili ka premtuar besnikëri nën pemë nuk do të hyjë në zjarr.” 2

D.m.th ata që ishin në Hudejbijeh.

Ne ndajmë sahabët në këtë radhitje:

1 – Katër kalifët.

2 – Pjesa e mbetur e të përgëzuarve me xhenet.

3 – Ata që dhanë besatimin në Akabeh.

4 – Ata që luftuan në Bedër.

5 – Ata që dhanë besatimin në Hudejbijeh.

6 – Pejsa tjetër  e sahabëve – Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Meritat dhe virtytet e tyre ndryshojnë, gjë të cilën Imam Ahmedi rahimehullah do ta përmend.


1 Bukhari (3983) dhe Muslimi (2494).

2 Muslimi (2496) dhe Tirmidhi (3860).

Shpërndaje: