Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

41.Sahabët më të mirë pas tre sahabëve

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 412

Përktheu: Valdet Gashi

  www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Pas këtyre treve, vijnë pesë nga këshilli konsultues: ”Ali ibn Ebi Talibi, ez-Zubejr, Abdurr-Rrahman bin Auf, Sa’di dhe Talha. Ata të gjithë e meritonin kalifatin dhe të gjithë ishin udhëheqës. Dëshmia jonë për këtë janë fjalët e Ibn Umerit (radijAllahu anhu):

”Në kohën e profetit e kishim zakon të konsideronim Ebu Bekrin të jetë më i miri, pastaj Umerin dhe pastaj Uthmanin. Pastaj nuk thonim asgjë më shumë.”

Këtu përmendet Sa’di, në disa dorëshkrime përmendet Saidi. Në të dyja rastet, ata përbushin numrin e gjashtë.

Imam Ahmedi ka thënë:

”Ata të gjithë e meritonin kalifatin …”

Shikoni në vlerësimin e Imam Ahmedit. Pse ai e tha këtë? Sepse Umeri (radijAllahu anhu) i caktoi ata të jenë pjesë e këshillit konsultues dhe ai tha që njëri prej tyre të zgjithet si kalife. Sipas emërimit të Umerit, imam Ahmedi arriti në përfundimin se të gjithë meritonin të ishin udhëheqës dhe kishin të drejtën e kalifatit.

Imam Ahmedi ka thënë:

Dëshmia jonë për këtë janë fjalët e Ibn Umerit (radijAllahu anhu):

”Në kohën e profetit e kishim zakon të konsideronim Ebu Bekrin të jetë më i miri, pastaj Umerin dhe pastaj Uthmanin. Pastaj nuk thonim asgjë më shumë.”

Pas anëtarëve të këshillit konsultues vinë Muhaxhirët që morën pjesë në betejën e Bedrit, pastaj Ensarët të cilët morrën pjesë në betejën e Bedrit.”

Përmes studimeve dhe hulumtimeve të Ehl-us-Sunnetit, ju e dini se Ali bin Ebi Talibi ka shumë virtyte, atij iu dha besatimi për besnikëri dhe bindje dhe sahabët e zgjodhën atë dhe iu besatuan për besnikëri dhe bindje. Ai vjen në vendin e katërt kur flitet për renditjen, për kalifatin dhe për virtytitet.

Imam Ahmedi ka thënë:

”Pas anëtarëve të këshillit konsultues vinë Muhaxhirunët që morën pjesë në betejën e Bedrit, pastaj Ensarët të cilët morën pjesë në betejën e Bedrit.

Disa dijetarë besojnë se ata të cilët u besatuan në Akabeh janë më të mirë se ata që morën pjesë në betejën e Bedrit. Shumica e atyre që u besatuan në Akabeh morën pjesë në betejën e Bedrit.

Ata që morën pjesë në betejën e Bedrit kanë dallime midis tyre, dhe ata që u besatuan në Akabeh kanë dallime mes tyre. Muhaxhirunët kanë dallime mes tyre dhe Ensarët kanë dallime mes tyre në bazë të meritave, kohës së hixhretit dhe kohës së hyrjes në Islam.

Shpërndaje: