Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Definicioni i të qenurit sahabi

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 412-413

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Pas tyre njerëzit më të mirë janë të gjithë sahabët e tjerë të dërguarit të Allahut ﷺ; brezi tek të cilët u dërgua profeti ﷺ.”

Shpjegimi

Do të thotë pas atyre dhjetëve dhe ata që kanë marrë pjesë në Bedër, Hudejbije dhe më shumë.

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Kushdo që e shoqëroi profetin ﷺ një vit, një muaj, një ditë, një moment ose vetëm e pa atë, ai është shok (sahabij) i tij.”

Këta njerëz kanë një shoqëri më të shkurtër se ata që u përmendën më parë. Pjesëmarrja e tyre në xhihad dhe luftërat e tyre janë më të pakta. Niveli i tyre, pra është më i ulët. Por vetëm me anë të këtij shoqërimi, ata arrijnë një nivel kaq të madh saqë brezat pas tyre nuk mund ta arrijnë atë, pa marrë parasysh se çfarë veprash ata bëjnë.

Kjo e përcakton një sahabi dhe se si ai e arrin këtë nivel të lartë. Është e mjaftueshme që ai e pa profetin qoftë edhe një çast, për që të qenë sahabi, e lere më nëse ai u shoqërua me të një vit, muaj, ditë apo orë. Përkufizimi i saktë i një sahabiu është një person i cili e pa profetin , e besoi atë dhe vdiq si musliman. Në qoftë se ai vetëm e sheh atë pa e dëgjuar atë, ai është sahabi që e merr këtë nivel të lartë dhe përfshihet nga fjalët e profetit :

”Mos i fyeni shokët e mi. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit, sikurse ndonjëri prej jush do të kishe dhuruar ar sa mali i Uhudit, kjo nuk do të kishte qenë as sa dy grushta të tyre apo edhe sa gjysmë e saj.” 1

Të gjithë kanë – nëse do Allahu – këtë nivel të lartë. Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”… ai është shok (sahabij) i tij.”

Edhe pse ai vetëm e pa atë dhe e besoi atë, ai ishte sahabi. Një person i tillë është në mënyrë të pashmangshme një sahabi dhe shoqërimi i tij numërohet në përputhje me shoqërimin që ia bëri profetit . Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu ishin Muhaxhirun të cilët jetuan me të në Mekë dhe Medine. Ata luftuan, dhanë bamirësi, dhe gjëra tjera. Ata janë më të mirë se të tjerët. Pastaj kështu vazhdon deri tek i fundit prej tyre që u konvertua në Islam pas çlirimit të Mekës. Edhe pse një person e pa profetin një çast më të gjatë apo më të shkurtë, ai i përket sahabëve dhe fiton nderin e shoqërisë në këtë mënyrë.


1 Bukhari (3673) dhe Muslimi (2541).

Shpërndaje: