Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi, cili është dhikri që duhet thënë pas mbarimit të vitrit?
Përgjigje: Pas vitrit? Unë nuk di diçka tjetër pos asaj që ai ﷺ thoshte:
سُبْحَانَ الْمَلِكِ الْقُدُّوسِ
’’Subhaane El-Melikul Kudus.’’
“Larg nga të metat është Mbreti (Sunduesi absolut), I Shenjti.” 3 herë
Kjo është ajo që është transmetuar se ai ﷺ thoshte 3 herë:
’’Subhaane El-Melikul Kudus.’’
“Larg nga të metat është Mbreti (Sunduesi absolut), I Shenjti.”
duke e zgjatur në herën e fundit: ”Subhaane El-Melikul Kuduuus.”