Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 136-137
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Ibn Umeri -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Mos u betoni në etërit tuaj. Kushdo që betohet në Allahun duhet të thotë të vërtetën. Atij që i betohet dikush në Allahun duhet të kënaqet. Kush nuk kënaqet nuk është prej robërve të Allahut.”
Transmeton Ibn Maxheh (2101) me një zinxhir të mirë dhe Bejhaki (20512). Autentik sipas Albanit në ”Sahih Ibn Maxheh (1708)”.
Shpjegimi
Me këtë titull autori dëshiron të sqarojë se është e detyrueshme për t’u kënaqur me betimin edhe nëse dyshon në besueshmërinë e personit apo ndoshta edhe e di që ai po gënjen ose është i akuzuar për gënjeshtër. Megjithatë, ai duhet të kënaqet me gjykimin e ligjësuar sepse njerëzit thjesht shkojnë sipas asaj që është e dukshme. Po ashtu, gjyqtari nuk mund të bëjë asgjë tjetër në mungesë të provave përveçse të pasojë dëshmitë e atyre që janë të devotshëm apo betimin e të akuzuarit.
1 – Ibn Umeri -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Mos u betoni në etërit tuaj. Kushdo që betohet në Allahun duhet të thotë të vërtetën. Atij që i betohet dikush në Allahun duhet të kënaqet. Kush nuk kënaqet nuk është prej robërve të Allahut.”
Transmeton Ibn Maxheh (2101) me një zinxhir të mirë dhe Bejhaki (20512). Autentik sipas Albanit në ”Sahih Ibn Maxheh (1708)”.
Profeti ﷺ ndaloi betimin në etërit, nënat dhe të gjitha krijesat e tjera. Në fillim të Islamit ta e kishin zakon të betoheshin në ta dhe pasi emigruan në Medine, pastaj ata u ndaluan nga kjo.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Kushdo që betohet në Allahun duhet të thotë të vërtetën.”
Është e detyrueshme për personin që betohet në Allahun që të thotë të vërtetën dhe të mos gënjej. Prandaj profeti ﷺ tha:
“Ai që betohet dhe gënjen do ta takoj Allahun te ala të zemëruar.”
Bukhari (2357) dhe Muslimi (138).
Është e ndaluar të betohesh në Allahun dhe të gënjesh dhe mbi të gjitha në lidhje me mosmarrëveshjet dhe kur vjen puna për t’ia privuar muslimanit të drejtën e tij. Prandaj në një hadith tjetër thuhet:
“Ai që ia privon muslimanit të drejtën e tij nëpërmjet betimit, Allahu ia ka bërë obligim hyrjen në zjarr dhe ia ka ndaluar xhenetin.”
Ata pyetën: ”Edhe në qoftë se është diçka e vogël?”
Ai u përgjigj: ”Edhe në qoftë se bëhet fjalë për një bërthamë të hurmës.”
Transmeton Muslimi (137)
Siç u tha është obligim të shmangurit nga të gjitha gjërat e tilla dhe të mos marrësh diçka nga vëllai musliman përveçse me argument sheriatik të përcaktuar nga një këndvështrim i përcaktuar nga sheriati. Nëse personit i kërkohet të betohet, ai duhet të sigurohet që të mos gënjejë.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Atij që i betohet dikush në Allahun duhet të kënaqet.”
Ky është qëllimi me gjithë këtë. Prandaj duhet të mjaftohet dhe të kënaqet. Ai nuk ka zgjedhje tjetër, prandaj është ai që ishte i pakujdesshëm kur nuk solli dëshmi, nuk shkroi apo nuk argumentoi. Ai duhet të fajësojë veten dhe të kënaqet me gjykimin e përcaktuar. Në ditën e gjykimit Allahu i jep atij të drejtën e tij.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Kush nuk kënaqet nuk është prej robërve të Allahut.”
Ky është një kërcënim shumë i ashpër ndaj atij që nuk kënaqet me gjykimin e Allahut.
Dobi:
Ai që betohet duke gënjyer duhet të pendohet dhe duhet t’ia kthejë pasurinë pronarit të saj. Ky është dëmshpërblimi i tij.