Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

45.Fytyra e verdhë e Fatimes

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.97-98
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com


3 – Imran bin Husejn ka thënë:

“Ndërsa isha ulur me të dërguarin e Allahut , erdhi Fatime (Allahu e mëshiroftë) dhe ajo qëndroi përballë tij. Unë e shikova atë. Asaj i kishte ikur ngjyra e fytyrës (nga zverdhja për shkak të urisë). Ai i tha: “Afrohu Fatime”. Ajo bëri siç tha ai dhe qëndroi para tij. Ai ia vuri dorën në pjesën e gushës, në vendin ku mbahen varëset dhe i afroi gishtat e tij dhe tha: “O Allah! Ti që ngop të uriturit dhe që i ngre njerëzit! Mos e lër të uritur Fatimen, vajzën e Muhammedit.”  Imrani tha: ”E shikova atë dhe pashë se si asaj iu kthye ngjyra e fytyrës. Zverdhja në fytyrën e saj u zhduk. Më pas e takova atë dhe e pyeta për këtë, dhe ajo më tha: “O Imran, që nga ai moment unë nuk kam qenë më e uritur.” 1


1 Ibn Xheriri në “et-Tehdhib” (nëpërmjet Ibn Abbasit 1/286/481) dhe ed-Dulabi në “el-Kuna” me zinxhir transmetimi në të cilin nuk ka gjë të keqe  për shkak të transmetimeve të tjera.

Shpërndaje: