Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

45.Jo (të ngriheni kundër tyre) përderisa ata e falin namazin

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 416

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Ummu Selemeh (radijAllahu anha) ka transmetuar se profeti ka thënë:

”Ju do të keni udhëheqës, atëherë ju do të shihni tek ta disa gjëra të mira dhe disa të këqia. Ai që i sheh të këqiat ka shpëtuar, ai që i ka urryer ato është pastruar. Problemi është ai që kënaqet dhe pason ato.” Ata thanë: ”O i dërguari i Allahut! A të mos i luftojmë ata?” Ai u përgjigj: ”Jo, për deri sa ata e falin namazin.”1

Përderi sa ata a e falin namazin nuk lejohet rebelimi ndaj tyre. Çfarë të thuhet në qoftë se ata falen, agjërojnë, e japin zekatin, e kryejnë haxhin dhe u ofrojnë siguri muslimanëve që t’i veprojnë të gjitha këto dhe veprime të tjera? Cili është qëndrimi i rebeluesve të sotëm ndaj kësaj? Cili është qëndrimi i tyre ndaj hadithit:

”Jo, përderisa ata e falin namazin.”

I dërguari i ndaloi ata duke thënë:

”Jo, përderisa ata e falin namazin.”

Edhe pse liderët kanë neglizhuar pjesë të mëdha të Islamit, ai tha:

”Jo, përderisa ata e falin namazin.”

Ai nuk tha:

”Jo, përderisa ata e falin namazin, e japin zekatin, e kryejnë haxhin…”

Por tha:

”Jo, përderisa ata e falin namazin.”

Pse kështu? Sepse rebelimi rezulton me dëme. Islami shkatërrohet. Muslimanët shkatërrohen. Umeti shkatërrohet. Shkatërrimi përhapet dhe frytet e punëve të cilat janë bërë me mund shkatërrohen. Nderi cenohet, muslimanët poshtërohen dhe dobësohen në mënyrë që ata bëhen një objektiv i lehtë për armikun. Rebelim pas rebelimi.

Sot, rebeluesit morën vendet e tyre përmes revolucioneve, zgjedhjeve dhe gjërave të tjera. Çfarë kanë arritur ata? Çfarë kanë përmbushur? Ata janë shumë larg nga zbatimi i Islamit. Ata madje edhe ua kalojnë udhëheqësve të devijuar duke organizuar konferenca për të bashkuar fetë, për të ndërtuar kisha, për të ndërtuar ura mes të nasarave dhe për të poshtëruar dhe shfrytëzuar muslimanët, dhe për të shkatërruar punët e tyre fetare dhe materiale. Ata kanë arritur rrugën e tyre përmes zgjedhjeve, revolucioneve dhe gjëra të tjera, dhe ata janë të përfshirë në ministri. Këto janë vetëm fjalë boshe. Nuk ka asnjë dallim mes tyre dhe të tjerëve. Ne nuk u besojmë atyre. Qëllimi i tyre është vetëm pushteti, pavarësisht se si arrihet ai. Pastaj ata ia kthejnë shpinën Islamit. Këtë e keni përjetuar vetë dhe e keni parë në vende të ndryshme. Së pari ata bëjnë revolucion në emër të Islamit, pastaj ata rrëzohen nga një komunist apo ndonjë tjetër ideologji e devijuar. E tërë urtësia gjendet në udhëzimin e përkrahur nga i urti, i mëshirshmi, i buti, trimi dhe legjislatori heroik, profeti . Ai ua mësoi guximin umetit, por në këtë çështje ai urdhëroi durimin derisa ata të shohin mosbesim të qartë.


1 Muslimi (1854).

Shpërndaje: