Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A na vizitojnë shpirtrat e të vdekurve?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (vdiq. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Shpirti i të vdekurit, a mund të vij dhe të shoh se çfarë po bëjmë ne, për shembull në shtëpi?”

Përgjigje: “Në asnjë mënyrë. Këto janë bestytni të cilat sillen në kokat e disa njerëzve. Njeriu kur të vdes, lidhja e tij me këtë jetë ndërpritet plotësisht. Nëse do të aktivizohej bomba nukleare, – sikurse ajo të cilën e kishin lëshuar amerikanët në Japoni-, po e përsëris: sikurse të aktivizoheshin me mijëra bomba nukleare në këtë tokë, të vdekurit nuk do të ndjenin asgjë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kur njeriu vdes veprat e tij ndërpriten, përveç në tre raste…” hadithi i njohur.

Kurse Zoti ynë në Kur’anin Famëlartë thotë:

“E ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” 1

Të vdekurit nuk dëgjojnë. Andaj, mos ju beso asnjëherë këtyre tregimeve.”


1 El-Fatir 35:22

Shpërndaje: