“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

46.Hizbitë vetë nuk gjykojnë me ligjin e Allahut

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 417-418

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti ka thënë:

”Izraelitët ishin të udhëhequr nga profetët. Menjëherë kur vdiste një profet, ai pasohej nga një tjetër profet. Megjithatë, nuk ka asnjë profet pas meje, por do të ketë shumë kalifë.” Ata thanë: ”Çfarë na urdhëron?” Ai tha: ”Përmbushni besatim pas besatimit dhe përmbushni detyrimet ndaj tyre. Allahu do t’i pyesë ata lidhur me ata mbi të cilët u ka dhënë pushtet.” 1

Ai nuk tha se ne duhet t’i sjellim ata para drejtësisë, të revoltohemi, të rebelohemi kundër tyre ose të marrim të drejtat tona. Disa prej revolucionarëve më të mëdhenjë thonë se ata nuk presin ndonjë zgjidhje nga qielli dhe se ata duhet t’i marrin vetë të drejtat e tyre dhe nxisin turmat drejt të njëjtës gjë. Ata nuk reagojnë kështu nga xhelozia për fenë e Allahut apo për umetin. Muhammedi ishte njeriu më xheloz. Në një rast ai i tha Sadit (radijAllahu anhu):

”Çfarë mendon nëse unë gjej një burrë me gruan time dhe sjellë katër dëshmitarë? Betohem në Allahun se unë do ta pres atë me majën e shpatës.” Pastaj profeti ﷺ tha: ”A po çuditeni me xhelozinë e Sadit? Betohem në Allahun se unë jam më xheloz se ai dhe Allahu është më xheloz se unë. Kjo është arsyeja pse Ai ndaloi gjërat e turpshme.” 2

Megjithatë, profeti tha:

”…Allahu do t’i pyesë ata lidhur me ata mbi të cilët Ai u ka dhënë pushtet.”

Nuk je ti ai i cili do ta vërë udhëheqësin para drejtësisë. Në vend të kësaj ti këshilloje atë. Ai ose e pranon këshillën ose jo, ndërsa ti e ke bërë detyrën tënde. Duro përderisa ai e falë namazin. Këto nuk janë fjalët tona. Megjithatë, këto janë të rënda për këta njerëz dhe të vështira:

فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَوَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا

”Jo, për Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë të vërtetë derisa të zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha kundërshtitë mes tyre; e pastaj të mos ndiejnë pakënaqësi ndaj gjykimit tënd dhe derisa t’i pranojnë vendimet e tua plotësisht të nënshtruar.” 3

Ata thërrasin për Hakimijeh, ndërsa vetë nuk marrin për të gjykuar Allahun dhe profetin. Pasuesit e bidateve besojnë në panenteizëm, bëjnë tekfir mbi umetin dhe besojnë se Kurani është krijuar. Sigurisht ata nuk gjykojnë me ligjin e Allahut. Ata nuk kënaqen që të gjykohen sipas ligjit të Allahut në çështje të tilla. Ata janë shumë larg nga ligji i Allahut. Ata bërtasin pas ligjit të Allahut tërë kohën, ndërsa ata janë rebelët më të mëdhenjë kundër ligjit të Allahut dhe referimit tek i dërguari i Allahut . A janë këto hadithe vetëm për argëtim? Ata mendojnë se këto hadithe janë në përkrahje të kufarëve dhe ateistëve.


1 Bukhari (3455) dhe Muslimi (1842).

2 Bukhari (7416) dhe Muslimi (1499).

3 4:65.

Shpërndaje: