Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 418-419
Përktheu: Valdet Gashi
Zejd ibn Uehb transmetoi nga Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Pas meje, do të shihni përparësi dhe çështje që ju do t’i qortoni.”
”Përparësi”, d.m.th udhëheqësi do t’i jepë përparësi me pasuri dhe pozitë përkrahësve të tij, rrethit të tij dhe të afërmëve të tij. Pjesa tjetër e popullit jetojnë në varfëri. Çfarë duhet të bëjnë ata? Vërtetë kjo është e padrejtë. Vërtetë kjo është të gjykuar me diçka tjetër përveç asaj që zbriti Allahu. Allahu ka thënë në lidhje me këtë:
وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ
”E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë mohues.” 1
Çfarë thotë i dërguari ﷺ në lidhje me këtë? A jeni më të ditur në lidhje me Librin e Allahut dhe fenë e Tij sesa ishte i dërguari i Allahut ﷺ, shokët e tij fisnik dhe imamët e gjitha kohërave? Ata thanë:
”O i dërguari i Allahut! Çfarë e këshillon atë që e përjetonë këtë?” Ai tha: ”Përmbushni detyrën ndaj tyre dhe të luteni Allahut që t’ua jap të drejtat tuaja.” 2
Pra mos dil në konflikt. Mos demonstro. A ka demonstrata në Islam? Në qoftëse rrjeti i ujësjellësit nuk funksionon një ditë, ata dalin jashtë dhe demonstrojnë për të. Shtetet e sotme japin dhe nuk marrin. Shumica e shteteve sot u japin qytetarëve të tyre dhe nuk marrin gati asgjë prej tyre. Ata që u paralajmëruan në hadith, marrin, u japin disave përparësi me pasuri, nuk japin asgjë dhe shkaktojnë varfërinë. Po t’i kishte urdhëruar profeti ﷺ që të rebelohen, umeti do të ishte shkatërruar. Në vend të kësaj, ai i urdhëroi ata me arsye të shëndoshë, butësi, durim dhe kujdes për të ruajtur Islamin, për të kursyer jetën e muslimanëve dhe për të mbrojtur nderin e tyre:
”Përmbushni detyrën ndaj tyre dhe të luteni Allahut që tu’a jap të drejtat tuaja.”
1 5:44.
2 Bukhari (3603) dhe Muslimi (1843).