Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 112-113
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ vendoste pëllëmbët e tij mbi gjunjë1 dhe i urdhëroi sahabët të veprojnë si ai2. Siç u tha ai ﷺ e urdhëroi edhe burrin i cili u fal në mënyrë të gabuar që të veproj kështu.”
Ai i rrethoi gjunjët e tij me duart e tij sikur ai i rrëmbeu ato3.
Ai ndau gishtat e tij4. Ai e urdhëroi burrin i cili u fal në mënyrë të gabuar të njëjtën gjë dhe tha:
”Kur të zbresësh në ruku duhet të vendosësh pëllëmbët tuaja mbi gjunjët tuaj, hapi gishtat dhe qëndro kështu derisa çdo pjesë e trupit të bie në vend të saj.”5
Profeti ﷺ largoi bërrylat e tij nga trupi i tij6.
Kur ai zbriti në ruku e shtriu dhe e drejtoi shpinën7. Nëse dikush kishte derdh ujë mbi shpinën e tij ﷺ, uji do të kishte mbetur në të8. Ai i tha burrit që u fal në mënyrë të gabuar:
”Kur të zbresësh në ruku duhet të vendosësh pëllëmbët tuaja mbi gjunjët tuaj, shtrije shpinën dhe qëndro drejt në rukunë tënde.”9
Profeti ﷺ as nuk e ulte e as nuk e ngriste kokën10, por e mbante atë në mes11.
1 Bukhari dhe Ebu Daudi.
2 Bukhari dhe Muslimi.
3 Bukhari dhe Ebu Daudi.
4 Tajalisi dhe Hakimi i cili e shpalli hadithin autentik dhe Dhehebi u pajua me të. Kjo ceket në “Sahih Sunen Ebi Daud (809)”.
5 Ibn Khuzejmeh dhe Ibn Hibani në librat e tyre “Es-Sahih”.
6 Tirmidhi i cili e shpalli autenik hadithin dhe Ibn Khuzejmeh.
7 Bejhaki me një zinxhir autentik dhe Bukhari.
8 Tabarani në “El-Mu’xhem El-Kebir” dhe “El-Mu’xhem Es-Saghir”, Abdullah bin Ahmedi në “Zeue’id-ul-Musned” dhe Ibn Maxheh.
9 Ahmedi dhe Ebu Daudi me zinxhir autentik.
10 Ebu Daudi dhe Bukhari në “Xhuz-ul-Kira’ah” me zinxhir autentik. Se ai nuk e ngriti kokën do të thotë se nuk ishte më lartë se kurrizi. Shih: “En-Nihajeh”.
11 Muslimi dhe Ebu Auaneh.