Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

48.Nuk ka profet pas Muhamedit ﷺ

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 61-62

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kushdo që beson se pas Muhamedit ﷺ ka profet tjetër, ai bën kufër në Allahun dhe del nga feja. Profeti ﷺ na ka lajmëruar se do të vijnë pas tij gënjeshtarë që do të pretendojnë profetësinë, siç ka ardhur në hadith:

“Do të ketë tridhjetë gënjeshtarë në umetin tim dhe të gjithë do të thonë se janë profetë, por unë jam profeti i fundit. Nuk ka asnjë profet pas meje.” 1

Kushdo që e shpall veten profet ose shpallet nga të tjerët profet, si dhe ai që pason një profet të rremë, të tërë këta janë kufarë. Muslimanët i luftonin dhe i konsideronin kufarë njerëz të tillë. I fundit që e shpalli veten profet në kohën tonë, është një person me emrin el-Kadijani nga Pakistani. Pasuesit e tij quhen Kadijanijjeh. Ata gjithashtu quhen edhe Ahmedijeh, për shkak të emrit të tij Ahmed el Kadijani. Dijetarët e konsiderojnë atë dhe pasuesit e tij kufarë, dhe e dëbuan atë nga vendet Islamike. Sepse besimi i tyre e përgënjeshtron Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ dhe tekfiri mbi ta është me ixhmanë (konsesusin) e muslimanëve, asnjë musliman nuk ka mospajtim për kufrin e tyre. Prandaj është detyrë për muslimanin të besojë Muhamedin ﷺ si profetin e fundit, të dërguarin e fundit dhe udhëheqësin e njerëzve të devotshëm. Ai është pra shembulli i vetëm që duhet pasuar për ata që i frikësohen Allahut (azze ue xhel):

لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ

”Ju e kishit shembullin më të mirë në të dërguarin e Allahut, për atë që shpreson në takimin me Allahun dhe në ditën e fundit.” 2

Sa për njerëzit e tjerë, ata pasohen në atë që është në përputhje me shpalljen e profetit ﷺ. Asgjë që kundërshton shpalljen e të dërguarit ﷺ nuk lejohet të pasohet:

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ

“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua që Allahu t’ju dojë dhe t’ju falë mëkatet!” 3

Prandaj rruga e vetme për tek Allahu, qëndron në pasimin dhe bindjen ndaj të dërguarit ﷺ.


1 Ahmed (22395), Ebu Daudi (4252), et-Tirmidhî (2219), Ibn Hibani (7238) dhe Ebu Nuajm (2/289). Autentik sipas Albani në ”el-Mishkat” (5406).

2 33:21

3 3:31

Shpërndaje: