Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është gjykimi për të shikuar filmin ”er-Risalah” (The Message) me të cilën njerëzit mund të mësojnë jetën e profetit ( salAllahu aleji ue selem) në mënyrë shumë më të thjeshtë?
Përgjigje: Allahu na ruajtë! Në të fare nuk ka njohuri të biografisë (së profetit (salAllahu alejhi ue selem).
E vetmja gjë që ka në të është kufër dhe dalje nga feja.
Filmi ”er-Risalah” dhe filma të tjerë të ngjashëm që flasin në lidhje me profetin (salAllahu alejhi ue selem), e disa nga ta luajnë rolin e profetit (salAllahu alejhi ue selem) ose rolet e sahabëve të tij. Por duhet patur parasysh se të gjitha llojet e aktrimit në përgjithësi janë të ndaluara pa asnjë dyshim.
Nuk ka rëndësi nëse ato quhen pjesë teatrale Islame, drama, filma dashurie, filma romantik e kështu me radhë. Të gjithë ata janë të ndaluar të gjitha ato janë gënjeshtra dhe ato përmbajnë mashtrime. Parat që fitohen prej tyre janë haram dhe ështe e ndaluar të shiten këto kaseta.
Të shikosh kanalin televiziv të quajtur e-Risalah është e ndaluar. Gjithashtu, edhe kanalin Tujurul-Xheneh; sepse aty keni risi të ndryshme dhe gjëra të kota, keni muzikë, e poashtu shumë pak respekt ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem).