Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

70.Lutjet në ruku

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 115-116

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Në këtë shtyllë profeti ﷺ e kishte zakon të lexonte lutje të ndryshme

1 –

سبحان ربي العظيم

”I Pastër nga çdo e metë është Zoti im, i Plotfuqishmi.”

Ai tha kështu tre herë.1

Ndonjëherë ai përsëriti atë më shumë se kaq.2

Gjatë namazit të natës, ai mund ta lexonte atë aq shumë herë sa që rukuja e tij ishte pothuajse aq gjatë sa qëndrimi i tij në këmbë, ku lexonte tri suret e gjata ”El-Bekare”, ”En-Nisa” dhe ”El-Imran”. Ai bënte këtë lutje dhe lutjen për falje në mënyrë të qartë, siç është përmendur në namazin e natës.

2 –

سبحان ربي العظيم و بحمده

”I Pastër nga çdo e metë është Zoti im, i Plotfuqishmi dhe i Lavdëruar është Ai.”

Ai tha kështu tre herë.3

3 –

سُبُّوحٌ قُدُّوسٌ رَبُّ الْمَلائِكَةِ والرُّوح

”I pa të meta dhe i Pastër4 është Zoti i engjëjve dhe i Xhibrilit.”5

4 –

سبحانك اللهم ربنا و وبحمدك,اللهم اغفر لي

”I pa të meta je Ti Allah, dhe i Lavdëruar je Ti. O Allah më fal mua!”

Ai shpesh e lexonte këtë lutje në ruku dhe në sexhde dhe prandaj vepronte përgjatë Kuranit.6

5 –

اللهم لك ركعت,و بك آمنت,و لك أسلمت,خشع لك سمعي,و بصري,و مخي,و عظمي,و عصبي

”O Allah! Unë bie në ruku për Ty. Unë të besoj Ty. Të nënshtrohem Ty. Dëgjimi im, shikimi im, mendja ime, skeleti im dhe fijet e mia nervore nënshtrohen para Teje.”

6 –


اللهم لك ركعت و بك آمنت و لك أسلمت و عليك توكلت. أنت ربي. خشع سمعي و بصري و دمي و لحمي و عظمي و عصبي لله رب العالمين

”O Allah! Unë bie në ruku për Ty. Unë të besoj Ty. Të nënshtrohem Ty. Mbështetem në Ty. Ti je Zoti im. Dëgjimi im, gjaku im, mishi im, skeleti im dhe fijet nervore të mia nënshtrohen para Allahut, Zotit të krijesave.”

7 –

سُبْحَانَ ذِي الجبروتِ وَالملكوتِ والْكِبْرِياءِ والْعَظَمة

”I pa të meta është Ai që zotëron Fuqinë dhe Dominimin, Madhështinë dhe Fuqinë.”8


1 Ahmedi, Ebu Daudi, Ibn Maxheh, Darakutni, Tahaui, El-Bezar, Ibn Khuzejmeh (604) dhe Tabarani në “El-Mu’xhem El-Kebir” përmes shtatë sahabëve. Kjo i refuzon ata dhe në mesin e tyre Ibn-ul-Kajimin, i cili refuzon provat se lutjet janë të kufizuara në tre herë (d.m.th. t’i thuash ato vetëm tre herë).

2 Kjo arrihet me anë të haditheve të shprehura se ai ﷺ kaloi aq shumë kohë në pozitën e tij në këmbë, ruku dhe sexhde, e cila do të vijnë në kapitullin e ardhshëm.

3 Autentik. Ebu Daudi, Darakutni, Ahmedi, Tabarani dhe Bejhaki.

4 Ebu Is’haku ka thënë: ”I pa të meta do të thotë se Ai është i Pastër nga çdo e keqe. Se Ai është i Pastër do të thotë se Ai është i Bekuar dhe gjithashtu është thënë se Ai është i Pastër.”

Ibn Sejidih ka thënë: ”Se Allahu -azze ue xhel- është “i Pastër nga të metat dhe i Pastër” janë dy nga cilësitë e Tij sepse Ai deklarohet të jetë i Pastër nga të metat dhe i Pastër.” (Lisan-ul-Arab).

5 Muslimi dhe Ebu Auaneh.

6 Bukhari dhe Muslimi. Se ai veproi përgjatë Kuranit do të thotë se ai e praktikoi atë që urdhërohet në të, do të thotë fjalët e Allahut -azze ue xhel-:

”Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është Mëshirues i Madh.” 110:3

7 Muslimi, Ebu Auaneh, Tahaui dhe Darakutni.

8 Ebu Daudi dhe Nesai me zinxhir autentik transmetimi.

Dobi: A është e ligjësuar për të lexuar disa lutje në të njëjtën ruku? Ka mendime të ndryshme në lidhje me këtë. Ibn-ul-Kajimi nuk ka një pozicion të qartë në ”Zad-ul-Me’ad”, ndërsa Neueuiu e lejoi këtë në ”El-Adhkar”. Ai tha: ”Nëse është e mundur është më mirë për të lexuar të gjitha këto lutje. Kështu duhet të veprohet në të gjitha veprimet.”

Ebut-Tajib Sidik Hasan Khan e kritikoi atë për këtë duke thënë:

”Në vend të kësaj, duhet lexuar një lutje një herë dhe një lutje tjetër herë. Unë nuk mund të gjej ndonjë argument se ato duhet të lexohen të gjitha së bashku. I dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka bërë këtë në të njëjtën shtyllë. Ai njëherë e thoshte një lutje dhe një tjetër herë ai thoshte një lutje tjetër. Megjithatë, është më mirë për të pasuar se sa të shpikësh.” (Nuzul-ul-Abrar (84)).

Kjo është – nëse do Allahu – e sakta. Megjithatë, është vërtetuar në sunnet se si kjo shtyllë dhe shtylla të tjera janë zgjatur në mënyrë që pothuajse aq kohë sa pozita në këmbë. Ai që dëshiron të pasoj profetin ﷺ nuk mund ta bëjë këtë nëse ai aplikon mendimin e Neueuiut. Këtë e transmetoi Ibn Nasr në “Kijam-ul-Lejl (76)” nga Ata nga Ibn Xhurejxh. Përndryshe lejohet përsëritja e lutjeve për të cilat ka prova, e cila është më afër sunnetit – dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: