Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 420-421
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ummu Selemeh (radijAllahu anha) ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
“Ju do të keni udhëheqës, tek ta do të shihni disa gjëra të mira dhe disa të këqia. Ai që i sheh të këqiat ka shpëtuar, ai që i urren ato është pastruar. Problemi është ai që kënaqet dhe pason ato.“ Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! A t’i luftojmë ata?” Ai u përgjigj: “Jo, për deri sa ata e falin namazin.”
Muslimi ka thënë:
“Ky është ai që urren dhe qorton me zemrën e tij.”
Muslimi ka thënë se njeriu mund edhe të urrejë edhe të dënojë me zemër. Një hadith tjetër thotë:
“Ai nga ju që sheh një mëkat duhet ta ndryshojë atë me dorën e tij. Nëse ai nuk mund ta bëj këtë, ai duhet ta bëjë atë me gojën e tij. Nëse ai nuk mund ta bëj këtë, ai duhet ta bëjë atë me zemrën e tij dhe ky është besimi më i dobët.” 1
Nëse një dijetar sot qorton vetëm me zemër, për shkak të frikës apo diçka tjetër, ai akuzohet të jetë agjent, spiun, servil dhe akuza të tjera që ata kanë marrë nga komunistët. Kjo metodë nuk buron nga muslimanët. Kështu funksjonojnë komunistët, kryengritësit, mbështetësit e partisë Ba’th, nacionalistët dhe parti të tjera të devijuara. Si mundet një i ri musliman të pranojë një gjë të tillë? Dijetarët Islam dhe Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati i përmbahen udhëzimeve fisnike të dërguarit ﷺ, të tilla si ky, dhe mendimeve të imamëve, duke përfshirë Malikun, Shafiiun, Ahmed bin Hanbelin, el-Euzain, eth-Theurin dhe të tjerë. Të gjithë ata jetuan nën pushtete që kanë patur gabime dhe mospërputhje. Çfarë ndodhi në kohën e Imam Ahmedit? Një shtet që mohoi cilësitë e Allahut (te ala) dhe pranuan ideologjinë e Xhehm bin Safuanit (ideologjinë e Xhehmive). Ideologjia e Xhehmit përbëhet nga mosbesimi. Mendimi i krijimit të Kuranit është kufër sipas Ahmedit dhe Ehl-ul-Hadithit në atë kohë. Pushteti thërriste në kufër. Kur ata donin të rebeloheshin ndaj qeverisë, imam Ahmedi nuk pranoi, duke thënë se ky veprim është i keq dhe i dëmton muslimanët. Ai i qortoi ata. A ishte Ahmedi një frikacak? A punonte Ahmedi për shtetin? Sepse ishin selefët që pasuan këto argumente.
Khauarixhët dhe njerëz që sjellin trazira në mesin e Mutezileve dhe të tjerë na akuzojnë se punojmë për shtetin dhe spiunojmë. Betohem në Allahun se ata e luftojnë Ehl-us-Sunnetin me ndihmën e metodave të komunistëve, partisë Ba’th, nacionalistëve dhe të ateistëve. Si mund të aplikojnë këto metoda mbi muslimanët dhe nuk i pranojnë këto argumente lidhur me pushtetarët? Pse ata nuk i justifikojnë ata në qoftë se ata i kanë këto dëshmi? Le të themi se unë nuk dua të rebelohem. Unë nuk bëjë tekfir mbi pushtetarin. Ti pason besimin e Khauarixhëve dhe bën tekfir mbi të. Më lër të qetë dhe mos më nënçmo mua. Ti je i detyruar që të dëgjoshë fjalët e të dërguarit ﷺ:
“Jo, për deri sa ata falën.”
“Jo, për deri sa ata e falin namazin.”
“Përveç në qoftë se ju shihni një kufër të qartë për të cilin keni dëshmi nga Allahu.”
1Muslimi (49).