Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kemi frikë se kjo ka filluar në kohën tonë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ky është një rrezik i madh, veçanërisht në këtë kohë. Në një kohë kur dijetarët janë të pakët në numër. Fukahat janë pakësuar në numër. Numri i recituesve është shumëfishuar. Fukahat janë pakësuar në numër.

Profeti tha:

“Në të vërtetë, Allahu nuk do ta largon …”

“Në të vërtetë, Allahu nuk do ta largon diturinë nga gjokset e dijetarëve. Dituria do të largohet vetëm me vdekjen e dijetarëve derisa nuk do të mbetet asnjë dijetarë kështu që njerëzit do të marrin injorantët si udhëheqës të tyre, ata do të pyeten nga njerëzit dhe do të japin fetua pa dije, do të devijojnë vet dhe do t’i devijojnë të tjerët.”

Nuk ka ndryshim dhe fuqi përveçse nga Allahu.

Kemi frikë se kjo ka filluar në kohën tonë!

Është obligim për ne që të kemi kujdes, të kemi frikë dhe të marrim masa paraprake shtesë.

Shpërndaje: