Alameh Ahmed Shakir
Burimi: Takrir en Shu’un-il-Kadha, fq. 48
Kompilimi: Muhammed bin Ivadh bin Abdil-Ghani
Referimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 18
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lëvizja e Hasan el-Bennës dhe vëllazëria e tij muslimane e kanë bërë thirrjen Islame një thirrje kriminale dhe destruktive. Ai financohet nga komunistët dhe jehudët. Ne jemi të bindur për këtë1.
Usameh bin Ahmed Shakir (rahimehullah) ka thënë:
“Kur babai im shejkh Ahmed Muhammed Shakir u zhvendos në gjykatën e sheriatit Ismailijeh, ai në shkollën fillore më regjistroi në shkollën Ismailijeh, kur unë isha në klasën e tretë. Në atë kohë mësuesi im në gjuhën arabe ishte shejkh Hasan el-Benna. Kur e mori vesh se unë isha biri i shejkh Ahmed Muhammed Shakirit, më pyeti nëse ai mund të vizitojë babanë tim. Babai im pranoi. Babai im diskutoi me të se daveti duhet të bazohet në Kuran dhe sunnet. Babai im e inkurajoi atë në këtë. Kontakti i tyre vazhdoi edhe pas zhvendosjes sonë në Kajro në vitin 1932, ku kemi jetuar me gjyshin tim shejkh Muhammed Shakirin (rahimehullah). Kur babai im e kuptoi se një grup i Ikhuan el-Musliminëve devijuan drejt dhunës, ndali kontaktin e tij me shejkh Hasan el-Bennën. Ai e këshilloi atë disa herë që të largohej prej këtij grupi, por atij nuk i interesoi. Së fundi ai u detyrua që të shkruaj artikullin “el-Iman Kajd-ul-Fetk” 1948-1949.”2
1 Takrir’an Shu’un-il-Kedha”, fq. 48.
2 Min A’lam-il-Asr, fq. 51-52.