Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Besimi në formë të përgjithshme në librat e shenjta

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 13

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati besojnë gjithashtu në të gjitha librat që Allahu ua ka shpallur të dërguarve të Tij. Ata besojnë në mënyrë specifike në librat e shenjta të cilat ata i njohin si Teuratin, Inxhilin, Zeburin dhe Kuranin. Ata besojnë në përgjithësi në librat të cilat nuk i dinë. Allahu (te ala) ka thënë:

لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَأَنزَلْنَا مَعَهُمُ الْكِتَابَ وَالْمِيزَانَ لِيَقُومَ النَّاسُ بِالْقِسْطِ

“Ne i dërguam të dërguarit Tanë me argumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata Libra dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës.” 1

Ehl-us-Sunneti besojnë se Allahu i ka shpallur libra të dërguarve, se ato janë të vërteta dhe se librat e Tij i përkasin fjalëve të Tij (xhela ue ala). Disa prej tyre sikurse thamë janë Teurati, Inxhili, Zeburi dhe Kurani.


1 El-Hadid 57:25

Shpërndaje: